Specialist në Departmentin e Riskut të kredisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Analizon aplikimet për kredi, përfshirë raportet financiare, deklaratat tatimore, historikun e pagesave dhe kolateralin e propozuar.
- Vlerëson rrezikun kreditor dhe siguron që çdo vendim të mbështetet në analiza cilësore dhe kuantitative.
- Merr vendime brenda kufijve të autorizimit dhe përgatit rekomandime për nivele më të larta kur është e nevojshme.
- Bashkëpunon me ekipin e kredidhënies, analizës dhe menaxhimit të portofolit për të siguruar cilësi të lartë të procesit të vlerësimit.
- Monitoron performancën e portofolit të kredive të miratuara dhe sugjeron masa parandaluese në rastet e rrezikut të lartë.
- Mban integritet të lartë profesional dhe siguron zbatim të plotë të standardeve të qeverisjes dhe përputhshmërisë (compliance).
Kualifikimet dhe përvoja:
- Diplomë në Financë, Ekonomi, Bankë apo fusha të ngjashme.
- Minimumi 2 vite përvojë në fushën e vlerësimit dhe aprovimit të kredive në institucione financiare.
- Njohuri në analizën e rrezikut kreditor, interpretimin e të dhënave financiare dhe procedurave të kredidhënies.
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim, raportim dhe marrjen e vendimeve.
- Integritet i lartë, mendim kritik dhe orientim drejt cilësisë.
