1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Menaxher/e i/e Dyqanit

Lokacioni: Prishtina Mall
Orari i punës: 6 ditë në javë

Për klientin tonë, jemi në kërkim të një Menaxher/e të Dyqanit, energjik/e, të organizuar dhe të orientuar drejt rezultateve, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin e përditshëm të dyqanit, udhëheqjen e ekipit dhe kontribuimin në arritjen e objektivave të shitjes, duke siguruar një përvojë të shkëlqyer për klientët.

Përgjegjësitë kryesore

  • Menaxhimi dhe koordinimi i stafit të dyqanit, përfshirë organizimin e orareve dhe ndarjen e detyrave;
  • Organizimi dhe mbikëqyrja e operacioneve të përditshme të dyqanit;
  • Monitorimi dhe motivimi i stafit, si dhe sigurimi i një ambienti profesional dhe bashkëpunues;
  • Sigurimi i arritjes së objektivave të shitjes dhe monitorimi i performancës komerciale;
  • Sigurimi i standardeve të larta të shërbimit ndaj klientit dhe menaxhimi i ankesave apo situatave të ndryshme;
  • Mbikëqyrja e prezantimit, mirëmbajtjes dhe standardeve vizuale të dyqanit;
  • Kontrolli i stokut, pranimi i mallrave dhe monitorimi i lëvizjes së produkteve;
  • Zbatimi i procedurave dhe standardeve të kompanisë, si dhe rregullave të sigurisë dhe funksionimit të dyqanit;
  • Menaxhimi i arkës, pagesave dhe dokumentacionit përkatës;
  • Përgatitja e raporteve të shitjeve dhe komunikimi i rregullt me menaxhmentin;
  • Trajnimi dhe integrimi i anëtarëve të rinj të ekipit;
  • Menaxhimi i situatave dhe sfidave të përditshme, duke siguruar funksionim efikas të dyqanit.

Kërkesat

  • Përvojë në menaxhim dyqani, shitje ose pozitë të ngjashme;
  • Aftësi në menaxhimin dhe koordinimin e ekipit;
  • Aftësi të mira organizative dhe komunikuese;
  • Orientim drejt rezultateve dhe klientit;
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të marrë vendime;
  • Njohuri të gjuhës shqipe dhe angleze;
  • Njohuri bazë të Microsoft Office.

Çfarë ofrohet?

  • Pagë konkurruese;
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë;
  • Trajnime dhe mbështetje profesionale;
  • Ambient profesional dhe dinamik të punës.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit "Apliko Këtu". Vetëm kandidatët që janë përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet