Neptun Kosova sh.p.k është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve elektroshtëpiake.
Pozita: Zëvendës/e Menaxher/e Dyqani
Departmenti: Retail
Vendodhja: Malishevë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbështet menaxherin e dyqanit në organizimin dhe mbikëqyrjen e operacioneve ditore të dyqanit, duke siguruar funksionim efikas dhe organizim të mirë të punës.
- Monitoron performancën e shitjeve dhe kontribuon në arritjen e objektivave dhe targeteve mujore të kompanisë.
- Kontrollon aktivitetet dhe lëvizjet ditore në dyqan, përfshirë stokun, inventarin dhe proceset operative, duke garantuar korrektësi dhe rregull.
- Organizon, koordinon dhe motivon ekipin e punës për të rritur produktivitetin, bashkëpunimin dhe cilësinë e shërbimit ndaj klientëve.
- Siguron një eksperiencë pozitive për klientët përmes komunikimit efektiv, mbështetjes së stafit dhe zgjidhjes efikase të situatave apo ankesave.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në fushë relevante.
- Minimum 3 vite përvojë pune në menaxhim ose mbikëqyrje të pikës shitëse.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, në komunikim dhe shkrim.
- Shkathtësi të zhvilluara ndërpersonale, komunikim të shkëlqyer, orientim në detaje dhe motivim të lartë profesional.
Neptun Kosova sh.p.k ofron:
- Trajnim të vazhdueshëm
- Pagë të bazuar në merita dhe vlerësim performance, si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
- Ambient të shkëlqyer pune në dyqan modern
- Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike
Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën elektronike: hr@neptun-ks.com
Subjekti i e-mailit duhet të përmbajë: Emër Mbiemër - Pozita e punës për të cilën aplikoni.
Afati i aplikimit: 30.09.2026
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”
