1
Global HR Summit më i madh në Kosovë. Biletat Early Bird vetëm 39€ deri me datën 20 Dhjetor

Global HR Summit më i madh në Kosovë. Biletat Early Bird vetëm 39€ deri me datën 20 Dhjetor

	 	 

PowerToHR Event

Komuniteti i Biznesit në Kosovë, dita ditës është në rritje. Sipas Aleancës Kosovare të Biznesit, vlerësohet se çdo vit, vendit i shtohen mbi 8 mijë biznese të reja, gjë që krijon një nevojë të pakompromis për menaxhim të mirë të burimeve njerëzore, dhe implementim të politikave të duhura për funksionim të mirëfilltë të biznesit.

Menaxhimi i burimeve njerëzore është procesi i punësimit të njerëzve, trajnimit të tyre, kompensimit të tyre, zhvillimit të politikave në lidhje me vendin e punës dhe zhvillimit të strategjive për të mbajtur punonjësit.

Në mënyrë që të kemi mundësi të mësojmë më shumë rreth industrisë së burimeve njerëzore dhe menaxhimin e tyre, në Prishtinë me 23 Shkurt, 2023 në sallën kryesore të Klan Arena do të mbahet Power To HR Global HR Summit, konferenca e parë e këtij formati deri më tani në Kosovë, e organizuar ekskluzivisht nga KosovaJob, rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë.

Çka është PowerToHR?

Kjo konferencë do të jete organizimi më i madh sa i përket resurseve humane në Kosovë, ku prezent do të jenë figura eminente nga kjo industri. Do të ketë folës ekspert botëror të fushës, do të keni mundesinë të takoni punëdhënësin tuaj potencial, poashtu edhe punonjësit adekuatë të cilët mund të jeni duke i kërkuar. Ky është edicioni i parë i cili do të vazhdojë të organizohet çdo vit. Do të marrin pjesë drejtorë të kompanive vendore dhe nga rajoni, menaxherë, trajnerë dhe studentë, ku do të kene rastin të shkëmbejnë kontaktë dhe të krijojnë marrëdhënie profesionale me njëri tjetrin.

PowerToHR

Cilat janë përfitimet e pjesëmarrjes në këtë konferencë?

1. Mundësi për të fituar njohuri relevante të fushës

Të mësuarit e vazhdueshëm është zakon i njerëzve të suksesshëm pavarësisht nëse jeni menaxher i burimeve njerëzore, CEO, punonjës administratë, menaxher shitjesh apo student.
Eventi do të jetë mundësia më e mirë për të mësuar më shumë rreth rekrutimit, formave ideale të tij, koncepteve si employer branding, mbajtjes së punëtorëve, rritjes së efikasitetit dhe trajtimin e situatave delikate në vendin e punës, motivimin e punonjësve, menaxhimin e grupeve, menaxhimin e emocioneve në vendin e punës, konceptit burnout, do të keni mundësinë të merrni ide dhe qasje të reja për të zgjidhur problemet me stafin apo kolegët tuaj nga përvojat dhe njohuritë e folësve dhe panelistëve.

2. Ekspert të rangut botëror të fushës së HR nga BBC Academy dhe Meta

Për të shkëmbyer përvojat dhe njohuritë e tyre me bashkëpjesëmarrësit, ekzkluzivisht për Power To HR, do të vijnë si folës ekspertët botëror të HR, Anne Morrison, ish-drejtoreshë e BBC Academy, me një përvojë shumë-vjeçare në industrinë e HR, si dhe Serdzan Arautovic, ish-menaxher i programit të rekrutimit në Meta (Facebook). Mundësia për të bërë pyetje dhe për të shkëmbyer mendimet dhe për të ndarë sallën me ekspert të tillë, do të jetë vlerë e shtuar për ju, ndërsa në panel do të jenë 8 ekspertë të fushës nga Kosova dhe rajoni.

3. Mundësi punësimi

Duke pasur parasysh faktin se pjesë e këtij organizimi do të jenë pikërisht personat të cilët bëjnë rekrutimin për kompanitë të cilat i përfaqësojnë, pra menaxherët e burimeve njerëzore, ju do të keni mundësine ideale të krijoni kontakte dhe t’i hapni vetës mundësi për punësim, pasi komunikimi direkt me punëdhënës asnjëherë nuk ka qenë më i lehtë.

4. Rifreskim i energjisë dhe dalje nga rutina

Konferencat e formatit të tillë janë rastet ideale për të kaluar një ditë më ndryshe, për të rifreskuar energjinë tuaj dhe të shpalosni kreativitetin i cili gjindet brenda jush.

5. Ide kreative, folës të rëndësishëm, zgjerim i njohurive, rrjetëzim. Çka tjetër?

Të gjithë pjesëmarrësit do të kenë:

  • një vend personal në sallën kryesore në Klan Arena,
  • kafe pa limit,
  • dreke dhe pije në kohën e pushimit,
  • wine tasting dhe rrjetëzim
  • një përvojë të paharrueshme në HR.

Aplikoni dhe përfitoni çertifikatën e pjesëmarrjes

Nëse nga ato që lexuat deri më tani kemi zgjuar kureshtjen tek ju dhe jeni të bindur se duhet të jeni patjetër pjesë e këtij eventi madhështor, bëhuni edhe ju një Early Bird, dhe merrni biletën tuaj për vetëm 39€, çmim ky valid deri me datë 20 Dhjetor dhe merrni certifikaten tuaj të pjesëmarrjes.
Pas kësaj date do të aplikohet çmimi i rregullt, 120.00€ për biletë.

Për të rezervuar biletën tuaj, ju lutem vizitoni linkun si në vazhdim: www.powertohr.com

Ju presim për një përvojë unike së bashku në PowerToHR!

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet