Menaxher/e i/e Operacioneve, Menaxher/e i/e Logjistikës, Inxhinier/e i/e Shitjes
KONKURS PUNE
Lokacioni: Prishtinë
GS Consulting LLC, për klientin e tij, i cili është në fazë të zgjerimit të aktivitetit në sektorin e energjisë dhe zgjidhjeve teknike, është në kërkim të profesionistëve me përvojë për tri pozita: Menaxher/e i/e Operacioneve, Menaxher/e i/e Logjistikës dhe Inxhinier/e i/e Shitjes.
1. MENAXHER/E I/E OPERACIONEVE
Përgjegjësitë kryesore:
- Planifikimi ditor dhe javor i punimeve, ekipeve teknike, veglave dhe makinerive në disa punishte paralelisht;
- Koordinimi i Projekt Menaxherëve dhe Inxhinierëve, si dhe raportimi i rregullt te menaxhmenti për përmbushjen e objektivave;
- Analiza krahasimore e ofertave dhe negocimi me furnitorë, nënkontraktorë dhe palë të treta;
- Kontrolli i dokumentacionit të projekteve: kontratat, ditarët e punës, librat ndërtimorë, situacionet dhe dorëzim-pranimet;
- Hartimi dhe digjitalizimi i procedurave të punës, si dhe përkujdesja për standardet ISO dhe sigurinë në punë.
Kriteret:
- Diplomë universitare dhe minimum 5 vite përvojë në menaxhim të operacioneve ose projekteve; përvoja në sektorin e energjisë, ndërtimit ose instalimeve teknike konsiderohet përparësi;
- Aftësi të dëshmuara në planifikim, organizim dhe udhëheqje të ekipeve; njohje e gjuhës angleze.
2. MENAXHER/E I/E LOGJISTIKËS
Përgjegjësitë kryesore:
- Sigurimi i ofertave dhe organizimi i transportit brenda dhe jashtë Kosovës, me prezencë fizike në lokacion gjatë proceseve të transportit;
- Koordinimi me shpedicionin e autorizuar për procedurat doganore të importit dhe eksportit;
- Koordinimi me Projekt Menaxherët dhe Inxhinierët për dërgimin e materialeve nëpër punishte, si dhe ndjekja e afateve të dërgesave;
- Organizimi i depos interne dhe depos doganore; përkujdesja për flotën e automjeteve dhe veglat e punës së kompanisë.
Kriteret:
- Minimum 3 vite përvojë në logjistikë, transport ose menaxhim të depos; përvoja me shpedicion dhe procedura doganore konsiderohet përparësi;
- Patentë shoferi, kategoria B.
3. INXHINIER/E I/E SHITJES
Përgjegjësitë kryesore:
- Përgatitja e ofertave teknike dhe financiare për klientë, përfshirë analizën krahasimore të produkteve dhe çmimeve;
- Identifikimi i nevojave të investitorit përmes pyetësorëve dhe vizitave në teren;
- Përgatitja e studimeve të fizibilitetit për projekte të energjisë së ripërtëritshme: përzgjedhja e pajisjeve, kthimi i investimit dhe analiza SWOT;
- Komunikimi me investitorë dhe përcjellja e ofertave deri në nënshkrim të kontratës, me raportim të rregullt përmes CRM.
Kriteret:
- Diplomë universitare në inxhinieri elektrike, energjetikë ose fushë të ngjashme teknike;
- Përvojë në shitje teknike ose ofertim, me përparësi në sisteme solare; njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese, varësisht nga eksperienca dhe kualifikimet;
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë;
- Projekte të ndryshme në sektorin e energjisë dhe zgjidhjeve teknike, në ambient profesional dhe dinamik.
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në email adresën: hello@gentshala.com, duke shënuar në titull të emailit pozitën për të cilën aplikojnë.