KosovaJob
Të gjithë artikujt
9 Gusht 2019 · 2 min leximi

Galeria Shopping Mall, qendra më e re tregtare shpallë vende të lira pune

Nga tetori i vitit 2019, qytetit të Prizrenit pritet t’i shtohet edhe një qendër tregtare. Në një ambient prej 50.000 m2, Galeria Shopping Mall është qendra më e re tregtare e cila do të sjellë më shumë se 100 kompani të cilat do të kenë mundësinë të ofrojnë produkte dhe shërbime të ndryshme.

Galeria Shopping Mall, qendra më e re tregtare shpallë vende të lira pune
				 	 

Kjo qendër tregtare pos që do të jetë një destinacion tërheqës për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe më gjerë, do të jetë edhe një investitor i mirë i cili do të punësojë mijëra njerëz. Kjo do t’i ndikojë uljes së papunësisë në qytetin e Prizrenit.

1500 punëtorë pritet të jetë numri i të punësuarve në pozita dhe profesione të ndryshme, për të cilët do të ofrohen kushte të mira të punës si dhe mundësi avancimi nëpër pozita e gjithashtu edhe paga të kënaqshme.

Rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, KosovaJob, do të vazhdojë të përkrahë Galeria Shopping Mall në rrugëtimin e saj nëpërmjet publikimit të konkurseve, gjë që do t’i ndihmojë kompanisë në gjetjen e stafit cilësor, e gjithashtu edhe punëkërkuesve që të jenë të informuar lidhur me pozitat e punës që kompania në fjalë ofron.

Të gjitha konkurset tashmë të hapura të qendrës tregtare, Galeria Shopping Mall, mund t’i gjeni duke klikuar në këtë link: https://kosovajob.com/index?q=galeria+shopping

SHPALLJE PUNE

Investor Outreach Assistant
Gjithë Kosovën13 ditë
Agjent i Shitjes për HoReCa (Albi Mall)
Prishtinë8 ditë
Salesforce Developer (English Speaking) (Remote)
Gjithë Kosovën2 ditë
Shofer (Voom x Taxi Beki)
Prishtinë5 ditë
Agjent në Terren (Shpërndarës i Mallit)
Prishtinë22 ditë
Asistente e Magazinës
Prishtinë15 ditë