E nëse gjithmonë ke ëndërruar të ngrihesh në karrierë, kjo është mundësia jote më e madhe. Për t’u bërë pjesë e ekipit të kompanisë, apliko në katër pozitat tashmë të hapura nga Fusion:
Quality Assurance (bilingual),
Team Leaders (bilingual),
Costumer Service Representative Spanish/English (bilingual),
Costumer Service Representative German/English (bilingual).
Dua të di më shumë për kompaninë Fusion BPO
Fusion është themeluar në vitin 2004. Që prej atëherë shtrihet në 12 shtete, 25 vende të ndryshme, ka mbi 250 klientë nga e mbarë bota dhe mbi 10000 punonjës.
Ajo ofron një gamë të larmishme dhe të shkëlqyer të shërbimeve të qendrës së thirrjeve, përfshirë këtu mbledhjen e klientëve, mbajtjen e klientëve të vjetër, menaxhimin e të dhënave në mënyrë efikase ose edhe zgjidhjen e problemve teknike dhe çështjet e administrimit.
Janë një mori aktivitetesh periferike, por që u kushtohet rëndësi e madhe për ta çuar biznesin përpara, nëpërmjet një përzierjeje të fuqisë punëtore, teknologjisë, kërkimit dhe analitikës.
Agjentët e kompanisë trajnohen mirë, për të punuar me teknologjinë më të fundit, në mënyrë që kjo të mos i ndalojë ata t’u qasen klientëve me kujdes e ndjeshmëri, njësoj sikur t’i kenë përballë. Prandaj, kjo bën që në qendër të jenë shqetësimet e klientëve dhe zotësia e agjentëve për t’i ndierë dhe zgjidhur ato.
Pra, tashmë më shumë se asnjëherë më parë e ke mundësinë të jesh faktor i lumturisë së njerëzve.
