1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: Sektorist – Sektori i Pemëve dhe Perimeve
Kompania: Fresco Group
Lokacioni i punës: Marketi Interex – Fushë Kosovë

Rreth kompanisë

Fresco Group është një nga kompanitë lider në Kosovë në tregtimin, importin dhe shpërndarjen e frutave dhe perimeve të freskëta. Me standarde të larta të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, të certifikuar me FSSC 22000 dhe GAP, kompania numëron mbi 200 punonjës dhe partneritete me rrjete të mëdha vendore dhe ndërkombëtare.

Përshkrimi i punës

Fresco Group shpall konkurs për pozitën Sektorist në sektorin e pemëve dhe perimeve në marketin Interex – Fushë Kosovë. Kandidati do të jetë përgjegjës për organizimin, sistemimin dhe mirëmbajtjen e produkteve të freskëta, duke siguruar cilësi dhe shërbim profesional për klientët.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Pranimi dhe kontrolli i produkteve.
  • Sistemimi i pemëve dhe perimeve në rafte.
  • Kujdesi për freskinë dhe prezantimin e produkteve.
  • Menaxhimi i stokut dhe mirëmbajtja e rregullit.
  • Shërbimi dhe asistimi i klientëve.

Kualifikimet

  • Aftësi për punë në ekip.
  • Përgjegjësi dhe korrektësi në punë.
  • Aftësi të mira komunikimi.
  • Gatishmëri për orar fleksibil.

Aplikimi

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në me subjekt:
“Sektorist – Sektori i Pemëve dhe Perimeve”

Email: info@frescoexclusive.com
Viber/WhatsApp: +383 48 433 331

Afati i aplikimit: 18.07.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet