1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

FLUIDI GROUP L.L.C., me aktivitet kryesor afarist të prodhimit të vajit ushqimor, pijeve të gazuara dhe energjike, shpall:

KONKURS PUNE

Titulli i Pozitës: Ekzekutues në Teren
Lokacioni: Gjakovë
Data e hapjes: 20.07.2026
Data e mbylljes: 31.07.2026

Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës:

  • Ekzekutimi i detyrave në teren sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit.
  • Mbikëqyrja dhe mirëmbajtja e mallit gjatë transportit.
  • Sigurimi që të gjitha porositë të dorëzohen në kohë dhe në gjendje të mirë.
  • Mbajtja e dokumentacionit të saktë për mallin e pranuar dhe dorëzuar.
  • Raportimi i çdo problematike ose devijimi nga plani i paracaktuar.
  • Detyra dhe përgjegjësi të tjera që caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  1. Përvojë pune: Një (1) vit përvojë pune në një rol të ngjashëm (e preferuar)
  2. Edukimi: Shkolla e Mesme.
  3. Njohuritë Tjera:
  • Aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Njohuri bazë të përdorimit të teknologjisë për mbajtjen e dokumentacionit.
  • Patentë shoferi kategoria B është e domosdoshme.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV përmes e-mail adresës elektronike në: hr@fluidigroup.com. Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni Pozitën për të cilën aplikoni. Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejmë të rekrutimit.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet