Në cilat projekte mund të punësohem?
Këtë të premte, do të keni rastin të punësoheni për njërën nga dy projektet shumë atraktive, O2 apo MediaMarkt. Lloji i punës është në inbound shërbim ndaj klientëve.
Si shkon procesi i punësimit në këtë ditë?
Nësë niveli juaj i gjuhës gjermane është të pakten B2, apo flisni rrjedhshëm këtë gjuhë, atëherë mund të vini në ditën e premte, 21 gusht, duke filluar nga ora 09:00 deri ne orën 19:00.
Ju do të keni rastin të takoheni me ekipin e rekrutimit si dhe të njoftoheni me udhëheqësit e projekteve O2 dhe MediaMarkt.
Në rast se niveli juaj i gjuhës gjermane është i mjaftueshëm, do ju ofrohet kontrata e punës dhe bashkarisht do të caktohet data e fillimit të punës.
Cilat janë përfitimet e punës në Telepeformance?
Teleperformance në Prishtinë ofron mundësi punësimi me standarde gjermane.
Puna në Teleperformance përcillet me:
- Pagë të lartë fikse dhe bonuse të larta të produktivitetit;
- Trajnim para startit të punës, të paguar plotësisht;
- Kontratë të rregullt dhe pagesë të kontributeve dhe pensioneve;
- Mundësi të ngritjes në pozita menaxhuese;
- Atmosferë ideale të punës në objektin më modern në qendër të Prishtinës.
Teleperformance në Kosovë është e pranishme në Prishtinë nga maji i vitit 2017 si degë e Teleperformance Gjermani dhe aktualisht ka mbi 550 të punësuar.

