1

Ekspert/e për: Ofrimin e trajnimeve në fushën e avokimit dhe hartimin e planit të avokimit për përfaqësuesit e OPAK-ve në nivel lokal, si dhe udhëheqjen e trajnimeve për krijimin dhe aplikimin e mjeteve të monitorimit në lidhje me zbatimin e planeve të veprimit për PAK në nivel lokal.

Ruaj
Down Syndrome Kosova
Follow
(LEXO MË SHUMË PËR KËTË KOMPANI)
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

TERMAT E REFERENCËS (TOR)

  • Ekspert/e për:  Ofrimin e trajnimeve në fushën e avokimit dhe hartimin e planit të avokimit për përfaqësuesit e OPAK-ve në nivel lokal, si dhe udhëheqjen e trajnimeve për krijimin dhe aplikimin e mjeteve të monitorimit në lidhje me zbatimin e planeve të veprimit për PAK në nivel lokal.
  • Projekti: Fuqizim dhe avokim për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara
  • Zbatuar nga:  Shoqata Down Syndrome Kosova
  • Mbështetur nga: Bashkimi Evropian
  • Lokacioni i implementimit: Prizren

Informatat e përgjithshme

Shoqata Down Syndrome Kosova - DSK

OJQ DSK është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, themeluar me 4 mars 2007 nga themeluesit që janë prindër të fëmijëve dhe personave me sindromë Down. Numër regjistrimi; 5111389-6 dhe Nr. Fiskal: 600279485. DSK është organizatë nacionale dhe multi-etnike, e shtrirë me Qendra në pesë (5) zona rajonale të vendit; Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan.

Vizioni

Një shoqëri ku respektohet diversiteti njerëzor dhe personat me sindromë Down kanë mundësi të barabartë dhe mund të realizojnë potencialin e tyre.

Misioni

Promovimin, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me sindromë Down në Kosovë dhe familjarëve të tyre.

Deri më tani Shoqata ka arritur të mobilizoj komunitetin që numëron mbi 1000 anëtarë. DSK ka punuar dhe vazhdon te punojë fuqishëm në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të personave me sindromën Down dhe grupeve të tjera të qytetarëve me aftësi të kufizuara, deri me tani ka iniciuar nisma inovatore të suksesshme të cilat kanë prekur drejtpërsëdrejti nevojat dhe interesat e komunitetit të PAK-ve, të cilat janë vlerësuar të dobishme dhe me interes të përgjithshëm shoqëror. 

Shoqata Down Syndrome Kosova është anëtare me të drejta të plota në Down Syndrome International (DSI), European Down Syndrome Association (EDSA), Down Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), Caravan, anëtare në Shoqatën Europiane  të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar (EASPD), Koalicioni Për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF,  CIVIKOS,  Rrjetin  e Grave të Kosovës – RRKG, etj. 

Programet e Shoqatës Down Syndrome Kosova: 

  1. Programi për Avokim
  2. Programi për Intervenim dhe Edukim të Hershëm (PIEH)
  3. Programi për Autonomi dhe Aftësim Profesional (PAAP)

Objektiva

Shoqata Down Syndrome Kosova është duke zbatuar projektin ‘’Fuqizim dhe avokim për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara’’, i përkrahur nga Caritas Kosova dhe financuar nga Bashkimi Evropian , në kuadër të këtij projekti do të realizohet aktiviteti për ofrimin e trajnimeve për organizatat lokale, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre në fushën e avokimit dhe hartimit të planit avokues, i cili do të shërbejë si instrument për monitorimin dhe nxitjen e institucioneve lokale në zbatimin e planeve ekzistuese të veprimit. 

Kualifikimi i nevojshëm

  • I/e diplomuar në studime juridike ose shkenca sociale;
  • Përvojë e gjerë dhe dokumentim i përvojës së punës për angazhime të tilla;
  • Njohuri rreth punës së OJQ-ve.
  • Përvoja së paku pesë vjeçare në organizata jo-qeveritare në veçanti në  fasilitimin e punetorive , draftimit te poltikave avokuese.
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe shkrimit;
  • Njohja e gjuhës angleze e dëshiruar.

Qëllimi i angazhimit 

Të rriten kapacitetet  përfaqësuesve të OPAK-ve në nivel lokal në fushën e avokimit dhe monitorimit të politikave për personat me aftësi të kufizuara, përmes trajnimeve dhe punëtorive praktike që synojnë hartimin dhe zbatimin efektiv të planeve te veprimit ne nivele komunale.

Përmbledhje e detyrave të punës së ekspertit:

Eksperti do të angazhohet për të udhëhequr trajnime dhe punëtori me stafin e Shoqatës Down Syndrome Kosova (DSK), përfaqësuesit e organizatave lokale (OPAK) dhe institucionet lokale.

Detyrat kryesore përfshijnë:

  • Udhëheqjen e trajnimeve mbi teknikat e avokimit për zbatimin e politikave dhe planeve të veprimit për personat me aftësi të kufizuara (PAK) ne nivel lokal.
  • Udhëheqjen e trajnimeve për krijimin dhe aplikimin e mjeteve të monitorimit në lidhje me zbatimin e planeve të veprimit për (PAK), ne nivel lokal.
  • Udhëheqjen e punëtorive për hartimin e planit të avokimit, duke përdorur teknika dhe metoda efikase të avokimit;
  • Hartimin e planit detal të avokimit në bashkëpunim me stafin e DSK dhe partnerët lokal;
  • Udhëheqjen e punëtorisë për vlerësimin e zbatimit të politikave lokale dhe përpilimin e një liste me rekomandime për përmirësimin e tyre.
  • Paraqitja e draftit të punës tek stafi i DSK-së.
  • Komunikim i rregullt me organizatën e DSK-së deri në përfundim të detyrës së kontraktuar;
  • Dokumentet e draftuara ne kuadër të angazhimit  nuk konsiderohen finale deri në miratim nga menaxhmenti i DSK-së.

Angazhimi

Eksperti/ja e angazhuar do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim nga Shoqata Down Syndrome Kosova. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.

Plani kohor

Angazhimi i ekspertit/ës për realizimin e detyrës është për periudhën: nëntor 2025 - gusht 2026 me angazhim pune 6 ditë, fazat e procesit të punës do të përcaktohet në plan aneks i kontratës.

Koordinimi/përgjegjësia

Eksperti/ja do të bashkëpunoj me menaxheren e projektit dhe do ti raportoj në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me ecurinë dhe rrjedhën e punës.

Politika për mbrojtje të fëmijëve

Si kusht për të hyrë në marrëdhënie pune, eksperti/ja duhet të nënshkruaj Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe të respektojë termat dhe kushtet e saj. DSK ka një politikë të tolerancës zero ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual. Të gjithë punonjësit e DSK dhe personeli i lidhur pritet të respektojnë standardet më të larta të sjelljes personale dhe profesionale në çdo kohë, dhe të ofrojnë ndihmë dhe shërbime humanitare në një mënyrë që respekton dhe nxit të drejtat e përfituesve dhe anëtarëve të tjerë të cenueshëm të komuniteteve lokale.

Dorëzimi i ofertave

Ekspertët/et e kualifikuar të interesuar/a, duhet të dërgojnë pakon e aplikimit duke përfshirë: 

  • CV-në;
  • Metodologjinë e punës;
  • Dëshmi mbi kualifikimin;
  • Dëshmi mbi punën e ngjajshme;
  • Letrën motivuese;
  • Së paku dy letra reference të punës së kaluar;
  • Dokument që aplikanti/e nuk është nën hetime
  • Oferta financiare e propozuar nga eksperti/ja, në përputhje me tarifat vendore.

Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org me subjektin; Aplikim për ofrimin e trajnimeve për OPAK

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është: 24 tetor 2025, ora 16:00.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Varësisht nga cilësia e aplikacioneve dhe numri i kandidatëve të përzgjedhur në listën e ngushtë, DSK mund të kërkojë nga kandidatët e listës së ngushtë t’i nënshtrohen testeve dhe/ose intervistave shtesë. Në mungesë të aplikacioneve të përshtatshme, DSK mban të drejtën që të mos përzgjedh asnjë nga kandidatët e paraqitur. 

Kjo thirje është shpallur në kuadër të projektit ‘’Fuqizim dhe avokim për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara’’, i cili zbatohet përmes Programit të Granteve të Vogla për Organizatat e Shoqërisë Civile në kuadër të projektit CORDIAL, dhe financohet nga Bashkimi Evropian.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet