KosovaJob

Devolli Group

21 ndjekës 22 shikime 0 shpallje aktive
Miradi e Epërme Rr. Dëshmori Nr. 23,, Fushë Kosovë devolligroup.com
Vlerësimin e sheh vetëm KosovaJob

Rreth nesh

					 

MISIONI

Fokusohen të i kuptojnë maksimalisht nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve. Përzierja e ekspertizës së kapitalit njerëzor, inovacionet dhe burimet e teknologjisë, përfaqësojnë benefitet që konsiderohen primare në Devolli Group.

VIZIONI

Vizioni ynë është që produktet e Devolli Group të bëhen brand-e të njohura dhe të kërkuara nga konsumatorët në vend por edhe në Europë. Fokus i veçantë i joni është të ju ofrojmë konsumatorëve vlerat më të larta të produkteve.


Principet e veprimit të Devolli Group bazohen në arritjen e faktorëve ne fjalë:

  • Krijimi i produktit “brand” që rrjedh nga hulumtimi i tregut dhe analiza që identifikon kërkesën për këto produkte në tregun kombëtar.
    Përpilimi i çmimit final në raport me standardin jetësor në Kosovë, gjithnjë duke marrë parasysh koston e prodhimit më kualitativ, gjë që u arrit me investime substanciale në teknologji me paritetin afatgjatë të kthimit të investimeve.
  • Krijimi, zhvillimi dhe menaxhimi i hapësirës prodhuese, hapësirave të depove si dhe rrjetit efikas të distributimit.
  • Sistemi efikas i distribuimit mundëson qasje të drejtpërdrejt në rrjetin e shitjeve duke e mundësuar ruajtjen e standardit të politikës së çmimeve dhe ofrimin sa më të shpejtë të produktive tek konsumatorët.
  • Hartimi dhe implementimi i fushatave promocionale me qëllim të njoftimit të opinionit dhe konsumatorëve mbi produktet në fjalë, gjithnjë me qasje transparente dhe të drejtpërdrejt në vetëdijësimin dhe mbrojtjen e konsumatorit si shfrytëzues final të produkteve.
  • Investimi substancial në ekspertizë, trajnim dhe menaxhim adekuat të resurseve njerëzore për të gjitha njësitet e procesit të prodhimit dhe shitjes. Fokus i veçantë i kushtohet formimit të ekipeve multidisciplinare në sferat e kontrollit laboratorik për garancitë e kualitetit, udhëheqjes së teknologjisë së prodhimit dhe teknologjisë informative si pjesë të pandashme të proceseve si dhe menaxhimit të përgjithshëm korporativ të ndërmarrjes.
  • Ndërlidhja efikase e të gjithë faktorëve të lartëpërmendur është çelësi i suksesit të funksionimit të proceseve. Kjo ndërlidhje arrihet nga “top” menaxherët të ndihmuar nga aplikimi i teknologjisë informative. Rezultimi i suksesshëm i këtyre proceseve siguron pajtueshmëri me EURO standardet.
    Dëshmitë fizike mbi standardet e objekteve prodhuese, të deponimit dhe atyre përcjellëse.
  • Dëshmitë fizike mbi asetet fikse dhe mobile (flota transportuese) të ndërmarrjes si dhe dëshmitë fizike mbi vizibilitetin profesional të segmenteve të ambalazhimeve, identitetit korporativ dhe resurseve njerëzore.

Pozitat e hapura 0

Nuk ka pozita të hapura tani. Ndiqe kompaninë dhe të njoftojmë kur hapet një shpallje.

Qëndro i informuar

Ndiqe këtë kompani dhe merr njoftim për pozita të reja, lajme dhe mundësi të ardhshme.

Kompani të ngjashme

Super Viva

Retail dhe Distribuim

127Ndjekës
12Shpallje