KosovaJob

Buçaj

134 ndjekës 1.2k shikime 1 shpallje aktive
Magjistralja Prishtine-Shkup km 10,p.n. 14000 Lipjan, KOSOVE, Prishtinë bucaj-ks.com
Vlerësimin e sheh vetëm KosovaJob

Rreth nesh

Korporata Bucaj është një kompani prestigjioze kosovare e distribuimit e cila funksionon në sajë të inovacionit, pasionit dhe integritetit.

Kjo korporatë fillimisht u themelua si një dyqan i vogël privat me dy punëtorë por u rrit duke parë nevojat e brendshme të tregut dhe duke ndjekur hapat e besueshëm gjatë procesit të zhvillimit.

Kompania funksionon në bazë të punës së palodhshme dhe të vazhdueshme të ekipit profesional duke mundësuar kësisoj shërbime cilësore, të shpejta dhe efikase për klientët e saj. Buçaj synon të bëhet shpërndarësi i parë i brendeve më të njohura në mënyrë që t’iu mundësojë klientëve produkte cilësore.

Përmes shërbimeve të shpejta dhe zgjidhjeve inovative, Buçaj synon të rrisë reciprocitetin me klientët dhe partnerët e vet. E veçantë e kësaj korporate është se Buçaj ka të instaluar sistemin i cili raporton çdo 3-5 sekonda për pozitën e çdo mjeti të shpërndarjes.

Në këtë mënyrë mbikqyret nëse shpërndarja është duke shkuar në rrugën e caktuar më parë nga ekipi i shitjes. Kjo i mundëson korporatës të monitorojë në çdo kohë, saktësinë dhe efikasitetin e shpërndarjes.

Kompania Bucaj bashkë me organizatat humanitare në Kosovë, çdo festë të Bajramit shpërndajnë ushqime dhe materiale sanitare për personat në nevojë. Përmes kësaj iniciative, Bucaj ka ndikuar në jetët e më shumë se 1000 familjeve.

Çka duhet nënvizuar është se në vitin 2009 dhe 2010, Buçaj është renditur si tatimpaguesi më i lartë i vitit dhe korporata më e mirë në fushën e tregtisë së mallrave. 

Pozitat e hapura 1

Përfaqësues/e i/e Shitjes (10)
E re
Prishtinë9 ditë

Qëndro i informuar

Ndiqe këtë kompani dhe merr njoftim për pozita të reja, lajme dhe mundësi të ardhshme.

Kompani të ngjashme

Super Viva

Retail dhe Distribuim

136ndjekës
9shpallje