KONKURS PUNE
Devolli Corporation – Njësia ‘’LLD’’ SH.P.K shpall konkurs pune:
Titulli i Pozitës: NDIHMËS I AGJENTIT TË SHITJES PËR VENDING MACHINE
Lokacioni: Pejë dhe Prishtinë
Data e hapjes: 21.07.2026
Data e mbylljes: 15.08.2026
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË PËR NDIHMËSIN E AGJENTIT TË SHITJES:
- Të asistoj në përfundimin e detyrave dhe përgjegjësive të agjentit të shitjes,
- Të jetë i gatshëm për zëvëdësime në rast të mungesës së agjentit apo në raste të tjera nevoje,
- Mbështet organizimin dhe realizimin e vizitave tek klientët ekzistues dhe potencialë;
- Asiston në identifikimin e klientëve të rinj dhe mundësive për zgjerimin e tregut;
- Bashkëpunon me ekipin e shitjes për realizimin e objektivave të departamentit;
- Kryen detyra të tjera të lidhura me procesin e shitjes sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit
- Kryen pastrimin e rregullt të aparateve vending, si nga pjesa e jashtme ashtu edhe nga pjesët funksionale sipas standardeve të kompanisë;
- Kujdeset për higjienën e aparateve në çdo lokacion;
- Kontrollon funksionimin e aparateve dhe raporton menjëherë çdo defekt ose parregullsi;
- Siguron që aparatet të jenë të mbushura me produkte dhe materiale përcjellëse sipas standardeve të kompanisë;
- Kryen rimbushjen e produkteve duke respektuar parimin FIFO dhe kontrollon afatet e përdorimit;
- Siguron që brendimi, ndriçimi dhe materialet promovuese të jenë të vendosura dhe të mirëmbajtura sipas standardeve të kompanisë;
- Raporton nevojat për servis, mirëmbajtje teknike dhe zëvendësim të pjesëve tek personat përgjegjës;
- Kontribuon në ruajtjen e funksionalitetit dhe cilësisë së shërbimit të aparateve vending në të gjitha lokacionet.
KUALIFIKIMET E KËRKUARA:
Edukimi: Diploma e shkollës mesme; (përgatitja Universitare është përparësi)
Përvoja e Punës: Përvoja e punës në fushën e shitjes.
NJOHURITË TJERA:
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunkimit,
- Aftësi të shkëlqyeshme të shitjes, negocimit dhe bashkëpunimit,
- Të posedoj patentë shoferin, kategoria B,
- Të jetë në gjendje të punoj në mënyrë të pavarur apo në grup,
- Të jetë fleksibil dhe të përgjigjet pozitivisht ndryshimeve.
PROCEDURA PËR APLIKIM : Inkurajohen të gjithë Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV përmes e-mail adresës elektronike në: info@lld-ks.com. Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejmë të rekrutimit.