KosovaJob
Të gjithë artikujt
18 Tetor 2020 · 2 min leximi

DEKRA Akademie – mundësi e artë punësimi në Gjermani për të gjithë infermierët e licensuar  në Kosovë

DEKRA Akademie në Kosovë bashkë me të ftuarit specialë nga DEKRA Akademie në Shqipëri dhe DEKRA Akademie në Greqi, mbajti të shtunën me datë 03 tetor 2020 sesion informues në Prishtinë, ku u bë shpalosja e programit për trajnimin, kualifikimin dhe punësimin e infermierëve të licencuar Kosovarë në Gjermani.

DEKRA Akademie – mundësi e artë punësimi në Gjermani për të gjithë infermierët e licensuar  në Kosovë
				 	 

Sesione të tilla informuese do të vazhdojnë të mbahen edhe në qytetet e tjera të Kosovës.

Kishte një interesim të jashtëzakonshëm nga infermierët Kosovarë për t’u bërë pjesë e DEKRA Akademie.

Dekra Akademie

DEKRA Akademie në Kosovë është pjesë e familjes së madhe DEKRA, e cila ka ndërtuar reputacionin e saj që prej themelimit në vitin 1925, si simbol i padiskutueshëm i besueshmërisë në të gjithë drejtimet e aktiviteteve të saj me prani në 60 vende të Botes me mbi 45000 punonjës. Avantazhi parësor që na dallon është se projekti i DEKRA Akademie ofron sigurinë e plotë që çdo kandidat i cili do ta nisë projektin me DEKRA, do ta përfundojë atë me sukses të garantuar.

Dekra Akademie 2

Programi i DEKRA Akademie në Kosovë ofron FALAS për kandidatët:

  • Mësim të Gjuhës Gjermane nga niveli A1 në B2;
  • Kontratë pune në Gjermani me pagesë dinjitoze;
  • Aftësim profesional dhe kualifikim për marrjen e licencës Gjermane të Infermierit;
  • Asistencë në pajisjen me vizë pune dhe transferimin në Gjermani;
  • Mbështetje në procesin e bashkimit familjar, pas një periudhë pune në Gjermani.

Të jesh pjesë e projektit të DEKRA Akademie do të thotë efikasitet dhe përpikmëri në respektimin e afateve që do të garantojë një të ardhme dhe punë të sigurtë për të gjithë infermierët e licensuar.

DEKRA Akademie, projekti më i sigurtë për një të ardhme Europiane

Dekra Akademie 3

SHPALLJE PUNE

Investor Outreach Assistant
Gjithë Kosovën13 ditë
Agjent i Shitjes për HoReCa (Albi Mall)
Prishtinë8 ditë
Salesforce Developer (English Speaking) (Remote)
Gjithë Kosovën2 ditë
Shofer (Voom x Taxi Beki)
Prishtinë5 ditë
Agjent në Terren (Shpërndarës i Mallit)
Prishtinë22 ditë
Asistente e Magazinës
Prishtinë15 ditë