DAAC L.L.C, kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve të kontabilitetit dhe konsulencës biznesore, shpall konkurs për pozitën:
Dy (2) Kontabilist/e
Vendi i punës: Rr. Nekibe Kelmendi, Prishtinë, Kosovë
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi dhe mbajtja e evidencës financiare sipas standardeve të kontabilitetit;
- Hartimi i pasqyrave financiare;
- Përgatitja e raporteve analitike të shitjeve dhe performancës;
- Harmonizimi i arkëtimeve dhe pagesave në sistemin kontabël;
- Kontrolli dhe mirëmbajtja e saktësisë së regjistrimeve të stoqeve;
- Mbështetja e procesit të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm;
- Detyra të tjera sipas nevojës së departamentit financiar dhe menaxhmentit.
Kërkesat për kandidatin:
- Diplomë universitare në kontabilitet, financa apo fusha të ngjashme;
- Minimum dy (2) vite përvojë pune si kontabilist;
- Njohuri të mira në ligjet fiskale dhe standardet e kontabilitetit në Kosovë;
- Preferohet përvojë e mëparshme në sektorin e ndërtimit;
- Aftësi të mira në përdorimin e softuerëve financiarë;
- Njohuri të avancuara në Microsoft Office, veçanërisht Excel;
- Njohja e gjuhës angleze;
- Preferohet të jetë anëtar i ShKÇAK apo ndonjë shoqate të ngjashme profesionale;
- Aftësi për punë të pavarur, përgjegjësi të lartë dhe integritet profesional.
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (CV dhe referencat) përmes butonit "Apliko Këtu" apo në adresën office.daac@gmail.com. Afati per aplikim deri 31.05.2025
Ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
