1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Shpallje Pune: Agjent/e Shitjeje në Terren

Water Group Kosova Sh.P.K. – Uji Crystal kërkon Agjentë/e Shitjeje në Terren për komunat: Ferizaj

Kandidatet femra inkurajohen të aplikojnë.

DETYRAT KRYESORE

  • Vizita ditore te pikat e shitjes
  • Marrja e porosive nga klientët
  • Hapja e pikave të reja të shitjes
  • Kontrollimi i prezencës së produkteve Crystal në pika
  • Kontrollimi i prezencës dhe rregullimit të produkteve Crystal në frigorifer
  • Mbledhja e informatave për çmimet dhe aktivitetet e konkurrencës
  • Raportimi ditor i vizitave dhe porosive

KËRKESAT

  • Patentë shoferi kategoria B – obligative
  • Përvojë në shitje, shpërndarje ose punë në terren – përparësi
  • Njohje e mirë e komunës ku aplikon
  • Gatishmëri për punë aktive në terren
  • Aftësi për të punuar me objektiva

OFROHET

  • Pagë fikse
  • Bonuse sipas performancës
  • Kontratë pune
  • Automjet i kompanisë për punë
  • Mundësi që automjeti të mbahet në shtëpi, sipas rregullave të kompanisë

APLIKIMI

Mënyra e aplikimit:                 CV ose të dhënat bazike

Email:                                        hrcrystalkosova@gmail.com

Tel / Viber / WhatsApp:         046-900-920

Nëse nuk keni CV:                  Dërgoni emrin, komunën dhe përvojën e shkurtër

Subjekti i email-it:                   Agjent/e Shitjeje – [Komuna]

Shembull:                                 Agjent/e Shitjeje – Ferizaj

CV-ja nuk është e domosdoshme, por kandidatët që dërgojnë CV kanë përparësi në shqyrtim.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet