KosovaJob
Credins PREMIUM+

Analist Kredie (Gjilan)

Lokacioni Gjilan Orari Full Time Kategoria Banka Skadon më 14 tetor 2026
Kjo shpallje ka skaduar — aplikimet janë mbyllur.
	 	 
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal

POZICION I LIRË PUNE

Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: Analist Kredie, Dega Gjilan.

Gjilan

Qëllimi i pozicionit:

Misioni i Degës së Bankes është të sigurojë ushtrimin e veprimtarisë bankare në perputhje me ligjet, duke ofruar të gjitha produktet dhe shërbimet bankare si pagesa të institucioneve shtetërore, ose private, hapje llogarie, depozitë, transferta, këmbime valutore, etj në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

Analisti i Kredisë duhet ti sigurojë Deges kredi cilësore nëpëmjet një analize të mirë dhe një zbatimi në mënyrë korrekte të udhëzimeve dhe rregulloreve të Bankës. Menaxhim të mirë të portofolit të kredisë nëpërmjet zbatimit të procedurave, monitorimit të çdo kredie të dhënë dhe vazhdimësisë së marrëdhënieve me klientet.

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomuar në shkencat ekonomike, financë bankë, kontabilitet, manaxhím, Master në Manaxhim;
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vite në sistemin Bankar dhe veçanërisht në fushat e kredi-dhënies;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, organizuese dhe planifikuese;
  • Aftësi shumë të míra përshtatje për të punuar në grup;
  • Aftësi të mira për të punuar në mënyrë të pavarur duke përmbushur detyrat në kohë;
  • Njohuri shumë të mira në MS Office (sidomos në Excel);
  • Të zotërojë certifikime dhe  trajnimeve të zhvilluara gjatë eksperiencës së punës

Çfarë ofrojmë ne:

Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosferë dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.

Të interesuarit të dërgojnë CV –të e tyre në emailin: burimenjerezore@bankacredins-ks.com, dhe në subject të ceket pozita dhe lokacioni ku aplikoni. 

CV-të do të pranohen vetëm në formatin PDF dhe vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Bankës Credins Kosovë.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 14.10.2026

Afati: 14 tetor 2026 · ka skaduar
Aplikimet janë mbyllur
Credins
Banka
25Ndjekës
0Shpallje
0Punësime '26
Kategoria Banka
Skadon 14/10/26 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Gjilan