Ky konkurs është në Draft dhe nuk është aktiv në Kosovajob dhe platformat tjera.
CAVA PREMIUM – Tobacco & Wine Shop
CAVA Premium shpall konkurs për plotësimin e këtyre pozitave të punës:
- Shitës/e në Dyqan
- Zyrtar/e për Shitje Online dhe Administratë
Pozita 1: Shitës/e në dyqan (1)
Vendi i punës:
The Village Shopping & Fun, Rr. Ahmet Kaçiku Nr. 1, Ferizaj.
Kriteret
- Mosha 20–30 vjeç
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe qasje profesionale ndaj klientëve
- Njohuri bazike në Microsoft Word dhe Excel
- Përvojë pune në wine shop ose sektor të ngjashëm përbën përparësi
- Aftësi për shitje dhe rekomandim produktesh
- Gatishmëri për punë me orar të ndërrimeve
Përgjegjësitë
- Ofrimi i shërbimit profesional dhe këshillimi i klientëve
- Organizimi dhe sistemimi i produkteve në rafte
- Operimi me arkën fiskale dhe realizimi i shitjeve
- Mirëmbajtja e rendit, pastërtisë dhe standardeve të dyqanit
- Pozita 2: Zyrtar/e për Shitje Online dhe Administratë (1)
Vendi i punës:
Zyrat e CAVA Premium, Rr. Skënderbeu, Ferizaj.
Kriteret
- Mosha 20–29 vjeç
- Fakulteti Ekonomik ose Fakulteti i Administratës Publike i përfunduar
- Përvojë pune në administratë, shitje ose menaxhim të dokumentacionit përbën përparësi
- Njohuri shumë të mira në Microsoft Word, Excel dhe përdorimin e programeve kompjuterike
- Aftësi shumë të mira organizative, analitike dhe komunikuese
- Aftësi për planifikim dhe menaxhim të njëkohshëm të proceseve të punës
- Përgjegjësi, korrektësi, konfidencialitet dhe etikë të lartë profesionale
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
Përgjegjësitë
- Organizon dhe menaxhon të gjithë procesin e shitjeve online, nga pranimi i porosisë deri në finalizimin e saj
- Evidenton, kontrollon dhe arkivon dokumentacionin administrativ dhe financiar sipas procedurave të kompanisë
- Menaxhon programin e shitjeve dhe regjistrimin e të gjitha porosive
- Koordinon përgatitjen, paketimin dhe dërgimin e porosive me departamentet përkatëse
- Komunikon me klientët për konfirmimin, përcjelljen dhe përfundimin e porosive
- Përgatit raporte periodike mbi shitjet online dhe aktivitetet administrative
- Kryen detyra të tjera administrative dhe operative sipas nevojave të kompanisë
Ne ofrojmë
- Pagë neto 500 € në muaj
- Bonus stimulues në fund të vitit, bazuar në performancën dhe rezultatet e punës.
- Ambient serioz, profesional dhe dinamik pune
- Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë
Aplikimi
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në adresën elektronike: info@cava-premium.com
Në subjektin e emailit duhet të specifikohet pozita për të cilën aplikohet.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.CAVA PREMIUM – Tobacco & Wine Shop