1

Terapist/e i/e të Folurit / Logoped/e

Ruaj
Caritas Kosova
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

THIRRJE PËR APLIKIM 

Terapist/e i/e të Folurit / Logoped/e (1 pozitë) 

Caritas Kosova fton profesionistët e interesuar të aplikojnë për pozitën e Terapistit/es të Folurit /  Logopedit/es në kuadër të projektit “My Right III Kosovo”. 

Projekti synon të mbështesë zhvillimin dhe përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara përmes  shërbimeve të ndërhyrjes së hershme, mbështetjes për familjet dhe promovimit të praktikave  gjithëpërfshirëse në edukim. 

Informata mbi pozitën 

  • Pozita: Terapist/e i/e të Folurit / Logoped/e 
  • Numri i pozitave: 1 
  • Vendi i punës: Qendra e Edukimit të Hershëm e Caritas Kosova, Prizren
  • Periudha e angazhimit: 01.09.2026 – 31.01.2027 
  • Lloji i kontratës: Kontratë me afat të caktuar në kuadër të projektit 

Përshkrimi i pozitës 

Terapisti/ja i/e të Folurit / Logopedi/ja do të angazhohet në vlerësimin dhe ofrimin e shërbimeve  terapeutike për fëmijët e moshës së hershme që paraqesin vështirësi ose çrregullime në komunikim, gjuhë dhe të folur. 

Puna do të zhvillohet në kuadër të modelit të ndërhyrjes së hershme të Caritas Kosova, duke përfshirë bashkëpunimin e ngushtë me familjet dhe ekipin multidisiplinar, me qëllim mbështetjen e zhvillimit të fëmijëve dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në mjediset familjare dhe edukative. 

Detyrat dhe përgjegjësitë 

  • Kryen vlerësime logopedike për fëmijët përfitues të projektit; 
  • Harton dhe zbaton plane individuale të ndërhyrjes; 
  • Ofron seanca individuale terapeutike; 
  • Monitoron progresin e fëmijëve dhe mban dokumentacionin përkatës;
  • Ofron udhëzime dhe këshillim për prindërit dhe kujdestarët; 
  • Bashkëpunon me anëtarët e ekipit multidisiplinar; 
  • Merr pjesë në takime profesionale dhe aktivitete koordinuese; 
  • Përgatit raporte sipas kërkesave të projektit; 
  • Respekton Kodin e Etikës dhe Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve të Caritas Kosova.

Kualifikimet e kërkuara 

  • Diplomë universitare në Logopedi; 
  • Licencë profesionale/shërbimeve sociale.  
  • Minimum një (1) vit përvojë pune në fushën e logopedisë; 
  • Përvoja në punë me fëmijë të moshës së hershme konsiderohet përparësi;
  • Përvoja në punë me fëmijë me aftësi të kufizuara ose vonesa zhvillimore konsiderohet avantazh; 
  • Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe pune në ekip; 
  • Njohuri bazë të programeve kompjuterike. 

Dokumentet e nevojshme 

  • CV; 
  • Letër motivimi; 
  • Kopje të diplomës universitare; 
  • Kopje të certifikatave relevante; 
  • Dëshmi të përvojës profesionale. 

Mënyra e aplikimit 

Dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen në: 

info@caritaskosova.org dhe CC: bleona.ademi@caritaskosova.org 

me subjekt: 

Aplikim për pozitën Terapist/e i/e të Folurit / Logoped/e – My Right III Kosovo Afati i aplikimit 

Thirrja është e hapur deri më 31 gusht 2026, ora 16:00

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet