Fondi Kosovar për Garanci Kreditore lëshon garanci institucioneve financiare për të mbuluar deri në 50% të shumës se kredisë së NMVM-ve.
#FondiKosovarGaranciKreditore (FKGK) është një institucion vendor, i pavarur, dhe i qëndrueshëm, i cili lëshon garanci institucioneve financiare për të mbuluar deri në 50% të rrezikut të kredive për ndërmarrjet mikro, të vogla, dhe të mesme (NMVM).
Fondi synon:
- Rritjen e huadhënies për NMVM
- Krijimin e vendeve të punës, rritja e prodhimtarisë vendore dhe shërbimeve me vlerë të shtuar, përmirësimi i bilancit tregtar, zgjerimi i bazës tatimore, përforcimi i rrjetit të sigurimeve sociale, si dhe zvogëlimi i varfërisë;
- Avancimin e mundësive për sektorët ekonomikë dhe shtresat shoqërore më pak të shërbyera duke përfshirë gratë, pakicat, bujqit, ndërmarrësit.
Ligji për themelimin e Fondit të Kosovar për Garanci Kreditore është miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe nënshkruar nga Presidentja e Kosovës. Është publikuar në Gazetën Zyrtare më 8 janar 2016, si dhe ka hyrë në fuqi më 23 janar 2016.
Përpjekjet për të kapitalizuar #FKGK-në janë tashmë në veprim, me zotimet e financimit nga USAID-i, kfW, dhe agjencitë tjera donatore ndërkombëtare, bashkë edhe me Qeverinë e Kosovës, përmes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
FKGK-ja vepron si subjekt i pavarur. Ai qeveriset nga Bordi i Drejtorëve, që përbëhet nga katër anëtarë të pavarur të zgjedhur nga donatorët, dy anëtarë në detyrë zyrtare nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe ajo e Financave, si dhe Drejtori Menaxhues. FKGK raporton Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).