SOS Fshatrat e Fëmijëve
http://soskosova.org
Email
info@soskosova.org
Numri i Telefonit
+383 (0) 38 749 887
Adresa
Mati1,Rr.B Obj.Residio-3 HY.A. Nr.26 10000 Prishtinë, Republika e Kosovë
Qyteti
Prishtinë
Rreth Kompanisë
					 

SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë vepron që nga viti 1999 dhe tashmë është përkujdesur për mëse 1500 fëmijë të braktisur dhe nevojtarë. SOS-Fshati i Fëmijëve, në lagjen Velania në Prishtinë momentalisht ofron strehim, përkujdesje dhe edukim për mbi 500 fëmijë përmes 6 Projekteve, si: SOS-Familja, Familjet e integruara në komunitet, Programi i Fuqizimit të Familjes, Shtëpia e Rinisë, Qendra për strehim afatshkurtër dhe afatmesëm të fëmijëve “Dielli”, dhe  Kopshti i Fëmijëve.

Ne veprojmë për fëmijët si një organizatë e pavarur, joqeveritare për zhvillim social. Ne respektojmë kulturat dhe religjionet e ndryshme, dhe punojmë nëpër vende dhe komunitete të ndryshme, ku misioni ynë mund të kontribuoj për zhvillim. Ne punojmë në frymën e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmiut.

Me konceptin e SOS Fshatit të Fëmijëve, organizata jonë ka udhëhequr çasjen familjare për kujdesin afatgjatë të fëmijëve jetimë dhe fëmijëve të braktisur.

Organizata “SOS Kinderdorf International Kosovë” nga 1 janar 2010 është regjistruar si Fondacion Vendor me emrin “SOS Fshatrat e Fëmijëve” Kosovë. Të gjitha asetet janë bartur nga SOS Kinderdorf në SOS Fshatrat e Fëmijëve, ashtu si kanë qenë, dhe të gjitha projektet dhe i gjithë personeli vazhdojnë punën në të njejtat kushte nën SOS Fshatrat e Fëmijëve.

Ekzekutimi i detyrave në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë bëhet nga Zyra Nacionale, që i koordinon të gjitha projektet dhe programet SOS në vend. Punonjësit në programet SOS dhe në Zyren Nacionale janë profesionistë që i dedikojnë të gjitha përpjekjet e tyre për t’iu ndihmuar fëmijëve në ndërtimin e së ardhmes së tyre.

Vizioni

Çdo fëmijë është pjesëtar i  një familje në të cilën rritet me dashuri, rrespekt dhe siguri.

Misioni

Ne krijojmë familje për fëmijët nevojtarë, i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet me dashuri dhe rrespekt. Fatkeqësisht shumë fëmijë humbasin familjen dhe kujdesin prindërore si rezultat i shthurjes së familjes.
SOS Fshatrat e Fëmijëve janë themeluar për të ofurar një shtëpi dhe familje për fëmijët të cilët kanë humbur kujdesin prindëror. Ne i jemi përkushtuar përkujdesit për fëmijët pa përkujdeje prindërore dhe sigurojmë që fëmijët të rriten me dashuri dhe rrespekt.

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC