
Bau Market është në kërkim të djemve dhe vajzave të motivuar/a për t’iu bashkuar ekipit tonë në një ambient profesional, dinamik dhe me mundësi zhvillimi në karrierë.
Nëse dëshironi të ndërtoni të ardhmen tuaj profesionale në vendin tuaj, keni vullnet për punë, gatishmëri për të mësuar dhe synoni një punë stabile me kushte dinjitoze, ju inkurajojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e ekipit tonë!
KONKURS PUNE
BAU Market shpall konkurs për plotësimin e vendit të lirë të punës në pikën e saj në Ferizaj, si më poshtë:
Pozita 1: Udhëheqës për sektorin vegla pune dhe kopësht
1 pozitë – Ferizaj
Kualifikimet dhe kriteret:
- Minimum 2 vite përvojë pune në shitje, menaxhim sektori ose pozitë të ngjashme.
- Njohuri të mira për veglat e punës, pajisjet dhe produktet e kopshtit.
- Aftësi të dëshmuara në udhëheqjen dhe organizimin e ekipit.
- Aftësi të mira komunikuese, organizative dhe analitike.
- Njohuri bazë të programeve kompjuterike (MS Office).
Detyrat kryesore:
- Menaxhon dhe organizon punën e përditshme të sektorit të veglave të punës dhe kopshtit.
- Udhëheq, mbikëqyr dhe koordinon punën e stafit të sektorit.
- Siguron ekspozimin, sistemimin dhe mirëmbajtjen e produkteve sipas standardeve të kompanisë.
- Monitoron gjendjen e stokut, identifikon nevojat për furnizim dhe bashkëpunon me departamentet përkatëse për plotësimin e tyre.
- Mbikëqyr zbatimin e çmimeve, etiketimit dhe promovimeve në sektor.
- Analizon rezultatet e shitjeve dhe ndërmerr veprime për arritjen e objektivave të përcaktuara.
- Ofron mbështetje profesionale dhe këshillim për klientët lidhur me produktet e sektorit.
- Siguron respektimin e procedurave të kompanisë, standardeve të sigurisë dhe rregullave të punës.
- Organizon dhe merr pjesë në proceset e inventarizimit dhe kontrollit të stokut.
- Raporton rregullisht tek menaxheri i pikës mbi performancën e sektorit dhe propozon masa për përmirësim.
- Bashkëpunon me departamentet e tjera për sigurimin e funksionimit efikas të sektorit.
- Identifikon mundësi për zhvillimin e sektorit dhe përmirësimin e përvojës së klientit.
- Kryen edhe detyra të tjera në përputhje me natyrën e pozitës dhe kërkesat e punëdhënësit.
Dokumentet e nevojshme:
- CV-ja;
- Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.
Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës dhe vendin që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arketare/e ose Shitës në sektorë, Prishtinë)
Aplikimet mund të dorëzohen përmes emailit zyrtar të kompanisë hr@bau-holding.eu
Konkursi mbetet i hapur deri më 12.07.2026.
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e ekipit tonë!