KosovaJob
BAU Market PREMIUM+E re

Arkatar/e (Prizren)

Lokacioni Prizren Orari Full Time Kategoria Retail dhe Distribuim Skadon më 10 nëntor 2026
	 	 

KONKURS PUNE

BAU MARKET L.L.C.

Pozita: Arkatar/e

Prizren

BAU Market L.L.C., një nga rrjetet në zhvillim të tregtisë në Kosovë, fton profesionistë të motivuar dhe me përvojë të aplikojnë për pozitën Arkatar/e në pikën e saj në Prizren.

Përgjegjësitë kryesore

  • Kryerja e pagesave dhe arkëtimi i mjeteve në mënyrë të saktë dhe efikase.
  • Regjistrimi i produkteve dhe lëshimi i kuponëve fiskalë.
  • Menaxhimi i arkës dhe kontrollimi i gjendjes së parasë gjatë dhe në përfundim të ndërrimit.
  • Ofrimi i shërbimit profesional dhe të sjellshëm ndaj klientëve.
  • Informimi i klientëve lidhur me çmimet, ofertat dhe mënyrat e pagesës.
  • Respektimi i procedurave të brendshme të kompanisë dhe rregullave të punës.
  • Bashkëpunimi me kolegët për mbarëvajtjen e procesit të shitjes.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

  • Shkollimi i mesëm i përfunduar.
  • Përvoja e mëparshme në pozitën e arkatarit/es konsiderohet përparësi.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe orientim ndaj klientit.
  • Njohuri bazike të përdorimit të kompjuterit dhe sistemeve të arkëtimit.
  • Saktësi, përgjegjësi dhe besueshmëri në menaxhimin e mjeteve financiare.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në ambiente dinamike.
  • Gatishmëri për punë me ndërrime.
  • Përpikëri, korrektësi dhe etikë profesionale në punë.

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese në përputhje me pozitën dhe përgjegjësitë e punës;
  • Pagë të 13-të;
  • Mjedis pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues;
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim;
  • Trajnime profesionale dhe mbështetje të vazhdueshme gjatë punës.

Mënyra e aplikimit

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike hr@bau-holding.eu

Në subjektin e emailit duhet të shkruhet titulli i pozitës për të cilën aplikohet "Arkatar/e – Prizren".

Konkursi mbetet i hapur për 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data e publikimit, përkatësisht deri më 10.11.2026.

Vetëm kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.

Afati: 10 nëntor 2026 · edhe 14 ditë
BAU Market
Retail dhe Distribuim · Prishtinë
20Ndjekës
3Shpallje aktive
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 10/11/26 (14 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prizren