KosovaJob

Praktikant/e (Njësia e Qendrës së Thirrjeve)

Lokacioni Prishtinë Orari Intern Kategoria Banka Skadon më 3 nëntor 2026
	 	 

NJOFTIM PËR PRAKTIKË

Pozita                             Praktikant/e
Vendi i punës                Njësia e Qendrës së Thirrjeve
Lokacioni                      Zyra Qëndrore - Prishtinë
Data e Hapjes               28.10.2026
Data e Mbylljes            03.11.2026

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të përgjigjet ndaj klientëve që kontaktojnë bankën përmes telefonit, e-mailit, Whatsapp ose Webfaqes.  
  • Përkrahja e klientëve rreth shërbimeve elektronike (regjistrimin, kryerjen e transaksioneve, zgjidhjen e ankesave, raportimin e problemeve, etj.)  
  • Ruajtja, mbledhja dhe trajtimi i të gjitha kërkesave të klientit nga ATM, web, email, SMS.  
  • Kontaktimi i klientëve dhe sigurimi i tyre që kërkesa e tyre është duke u trajtuar.  
  • Resetimi i funksionalitetit të kartave bankare dhe bankimit elektronik.  
  • Kryerja e thirrjeve të shitjes për një gamë specifike të konsumatorëve .  
  • Bllokimi i përkohshëm i kartave sipas procedurave të brendshme.  
  • Përgjigje ndaj nevojave të klientëve duke ofruar zgjidhje të shpejta, të personalizuara.  
  • Implementimi i standardeve të kujdesit ndaj klientit. 

Kualifikimet:  

  • Të jetë në përfundim të studimeve ose të jetë i diplomuar në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhment, Juridik dhe fushat të tjera relevante.  
  • Të ketë njohuri të punës në kompjuter.  
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi direkt, në telefon apo email.  
  • Të ketë aftësi komunikimi në gjuhën angleze dhe preferohet njohja e gjuhës turke.  
  • Të ketë energji pozitive, të jetë i shoqërueshëm si dhe të orientohet në përmbushjen e kërkesave të klientëve dhe arritjen e pritshmërive të bankës  
  • Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për të mësuar gjëra të reja.  
  • Të jetë në gatishmëri për të punuar gjatë fundjavave, festave zyrtare apo ndërrimit të tretë të punës.  

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes këtij linku:  

https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/. Për çdo problem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al  

Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfindencialitet të lartë. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e  kërkuara do të njoftohen përmes telefonit.

https://careers.bkt.com.al/job-invite/1343/

Afati: 3 nëntor 2026 · edhe 6 ditë
Banka Kombëtare Tregtare
Banka · Prishtinë
46Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Banka
Skadon 03/11/26 (6 ditë)
Orari Intern
Lokacioni Prishtinë