KosovaJob

Praktikant/e

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Banka Skadon më 3 dhjetor 2026
Apliko tani
	 	 

NJOFTIM PËR PRAKTIKË

Pozita                              Praktikant/e
Vendi i punës                 Njësia e Qendrës së Thirrjeve
Lokacioni                        Zyra Qëndrore - Prishtinë
Data e Hapjes                27.11.2026
Data e Mbylljes              03.12.2026

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të përgjigjet ndaj klientëve që kontaktojnë bankën përmes telefonit, e-mailit, Whatsapp ose Webfaqes. 
  • Përkrahja e klientëve rreth shërbimeve elektronike (regjistrimin, kryerjen e transaksioneve, zgjidhjen e ankesave, raportimin e problemeve, etj.) 
  • Ruajtja, mbledhja dhe trajtimi i të gjitha kërkesave të klientit nga ATM, web, email, SMS. 
  • Kontaktimi i klientëve dhe sigurimi i tyre që kërkesa e tyre është duke u trajtuar. 
  • Resetimi i funksionalitetit të kartave bankare dhe bankimit elektronik. 
  • Kryerja e thirrjeve të shitjes për një gamë specifike të konsumatorëve . 
  • Bllokimi i përkohshëm i kartave sipas procedurave të brendshme. 
  • Përgjigje ndaj nevojave të klientëve duke ofruar zgjidhje të shpejta, të personalizuara. 
  • Implementimi i standardeve të kujdesit ndaj klientit. 

Kualifikimet:  

  • Të jetë në përfundim të studimeve ose të jetë i diplomuar në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhment, Juridik dhe fushat të tjera relevante. 
  • Të ketë njohuri të punës në kompjuter. 
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi direkt, në telefon apo email. 
  • Të ketë aftësi komunikimi në gjuhën angleze dhe preferohet njohja e gjuhës turke. 
  • Të ketë energji pozitive, të jetë i shoqërueshëm si dhe të orientohet në përmbushjen e  kërkesave të klientëve dhe arritjen e pritshmërive të bankës 
  • Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për të mësuar gjëra të reja. 
  • Të jetë në gatishmëri për të punuar gjatë fundjavave, festave zyrtare apo ndërrimit të tretë të punës.  

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes këtij linku:  

https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/. Për çdo problem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al  

Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfindencialitet të lartë. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e  kërkuara do të njoftohen përmes telefonit.

 

Afati: 3 dhjetor 2026 · edhe 6 ditë
Apliko tani
Banka Kombëtare Tregtare
Banka · Prishtinë
49Ndjekës
2Shpallje aktive
Kategoria Banka
Skadon 03/12/26 (6 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë