Konkurs për Senior Video Editor / Videographer
Po kërkojmë një Video Editor kreativ, të organizuar dhe me përvojë në video produksion për t'iu bashkuar ekipit tonë. Kandidati ideal duhet të ketë njohuri të avancuara në montazh video, motion graphics dhe menaxhimin e projekteve të produksionit, si dhe aftësi për të koordinuar procesin e realizimit të projekteve nga planifikimi deri në produktin final.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
Njohuri të avancuara në:
- Adobe Premiere Pro
- Adobe After Effects
- Adobe Media Encoder
- Adobe Photoshop dhe Illustrator (për përgatitjen e elementeve grafike)
Aftësi profesionale për:
- Editimin e videove promocionale, korporative, dokumentare dhe intervistave
- Storytelling, ritëm montazhi dhe ndërtim të narrativës vizuale
- Color correction dhe color grading
- Audio editing, miksim bazik dhe sinkronizim të zërit
- Motion graphics dhe animacione 2D
- Përgatitjen e videove për platforma të ndryshme (Instagram, TikTok, Facebook, YouTube, TV)
- Organizimin dhe menaxhimin e materialeve video sipas standardeve profesionale
Përvojë dhe njohuri shtesë:
- Përvojë në videografi dhe realizimin e xhirimeve
- Njohuri të mira mbi kamerat profesionale, objektivat, ndriçimin dhe pajisjet audio
- Eksperiencë në planifikimin dhe koordinimin e xhirimeve
- Njohuri në fotografi konsiderohen përparësi
- Përvojë në realizimin e projekteve me afate të shkurtra dhe volume të larta pune
Aftësi personale:
- Mendim kreativ dhe sy për detaje
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe prioritizim të detyrave
- Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht
- Komunikim i mirë dhe bashkëpunim efektiv me ekipin kreativ dhe klientët
- Përgjegjësi, iniciativë dhe orientim drejt cilësisë
Çfarë kërkojmë nga aplikantët?
- Minimumi 3 vite përvojë relevante në video editim dhe/ose video produksion
- Portfolio me punime të realizuara
- CV të përditësuar
- Gatishmëri për mësim të vazhdueshëm dhe zhvillim profesional
Si të aplikoni?
Dërgoni përmes butonit të mëposhtëm ose në email: info@ashagraphics.com
- CV-në tuaj
- Portfolio ose link të punimeve
- Kontaktin tuaj
