KosovaJob
Të gjithë artikujt
30 Dhjetor 2024 · 3 min leximi

5 gjëra që e karakterizuan KosovaJob në Dhjetor

Mbi 7 mijë shpallje pune, 6 milion sezione (vizita), afro 2 mijë kompanie klientë, tre evente të suksesshme, integrimi i AI në KosovaJob dhe një podcast edukativ e shumë arritje të tjera e karakterizuan vitin e KosovaJob përgjatë vitit 2024. KosovaJob është gati për të ardhmen për të revolucionarizuar dhe më tej fushën e punësimit në Kosovë. Ta lexojmë së bashku se çfarë e karakterizoi festen e muajit të fundit të vitit në platformën #1 të punësimit në vend, KosovaJob.

5 gjëra që e karakterizuan KosovaJob në Dhjetor
				 	 

Retreati në Ohër, darka festive dhe shpërndarja e Secret Santa

Një darkë festive, shpërndarja e dhuratave në lojën ‘Secret Santa’ e shumë momente të tjera të veçanta e karakterizuan retreat-in tonë tre ditor në bukuritë e qytetit të Ohrit. Me kompaninë Theta, ekipi i KosovaJob u bë pjesë e adrenalinës me lojërat garuese, punë grupore, shfaqje teatrore e shumë më tepër që ngjallën të qeshura e përjetim i momentit në maksimum. Koha e kaluar bashkë ishte mënyra më e mirë për të reflektuar për rëndësinë e secilit në ekip dhe për të falënderuar njëri-tjetrin jo vetëm për anën profesionale, por dhe kujdesin dhe shoqërinë gjatë gjithë vitit.

Shkamb Kërleshi, folës në ëebinarin nga ECIKS Consulting.

Shefi Komercial në KosovaJob, Shkamb Kërleshi më 5 dhjetor u ka ofruar pjesëmarrësve njohuri të vlefshme dhe strategji praktike në fushën e Burimeve Njerëzore, Rekrutimin, Trajnimin dhe Angazhimin e Punonjësve. Ai ka qenë folës në njërin nga ëebinarët e organizuar nga ECIKS Consulting ku ka ndarë shumë momente nga përvoja e tij që janë lehtësuese për pjesëmarrësit që e kanë ndjekur trajnimin.

KosovaJob, përkrahës i organizimit “Fëmijët për Fëmijë”

Përkrahje e organizimit Neë Year Market: “Fëmijët për Fëmijët” organizuar nga Britannica ELT School është një nga momentet që na bën krenarë për muajin që shkoi. Kjo na dha mundësinë të dhurojmë dashuri, shpresë dhe buzëqeshje për fëmijët që përballen me sëmundje malinje. Në këtë organizim janë mbledhur 5 mijë euro që do të dhurohen për QKUK-në, Reparti i Hemato-Onkologjisë Pediatrike, për t’i ndihmuar fëmijët me sëmundje malinje.

Pranim i mirënjohjes nga Sos Fshatrat e Kosovës 

Në fund të vitit, KosovaJob ishte pjesë e eventit “Biznese me zemër” për kontributin e dhënë gjatë vitit për Sos Fshatrat e Kosovës ku pranoi dhe mirënjohje. Kontributi për familjen më të madhe në Kosovë na shton neve mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mundësinë për të dhënë dhe marr kaq shumë dashuri nga fëmijët.

Prezantimi i rëndësisë së PR-it të KosovaJob para studentëve në UP

Gili Hoxhaj, Specialiste e PR-it në KosovaJob ka qenë e ftuar në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës ku ka prezantuar strategjinë tonë të PR-it dhe rëndësinë që ka ky segement në suksesin dhe ngritjen e imazhtit të një kompanie. Kjo ngjarje ka ndikuar për t’i njoftuar profesionistët e rinj të medias se si ta gjejnë veten në këtë fushë dhe si të krijojnë strategji që gjithashtu ndikojnë në përfshirjen e komunitetit./ KosovaJob

SHPALLJE PUNE

Asistent/e Ekzekutiv/e
E re
Prishtinë12 ditë
Njoftim - Licencimi i Aktivitetit të Prodhimit të Energjisë Elektrike nga Burimet e Ujit
Prishtinë10 ditë
Motorrist, Shofer me Veturë Personale
Pejë14 ditë
Vende të lira pune (Prishtinë, Pejë, Prizren)
Disa lokacione16 ditë
Outbound Sales Agent (m/w/d)
Prishtinë1 ditë
Merchandiser/e (Prishtinë, Fushë Kosovë, Komoran/Drenas)
Disa lokacione7 ditë