1
Kompanitë tregojnë se si SIMBA po ua lehtëson procesin e punësimit

Kompanitë tregojnë se si SIMBA po ua lehtëson procesin e punësimit

	 	 

24 % e klientëve të KosovaJob i kanë besuar platformës SIMBA për të arritur kandidatët e tyre ideal. Për të gjithë ata që nuk e din, SIMBA është Sistemi i Menaxhimit Bazë të Aplikuesve dhe është një platformë që u mundëson punëkërkuesve të krijojnë profile profesionale, të krijojnë CV digjitale, të marrin përditësime për konkurset e reja, si dhe opsionin “Let Employer Find Me”, që ju mundëson të bëhen më të dukshëm të punëdhënësit. Kjo gjithashtu ndikon në filtrim më të shpejtë dhe më të thjeshtë të kandidatëve nga vetë bizneset që kanë hapur konkurse pune, si dhe u lehtëson bizneseve që të kenë bazën me të dhënat e të gjithë kandidatëve.

Këtë e pohon Zamira Kabashi nga Devolli Group e cila thekson se procesi i rekrutimit dhe filtrimit të kandidatëve përmes përdorimit të sistemit Simba është shumë i thjesht, praktik që ju ndihmon të kursejnë kohë.

“Gjatë bashkëpunimit tonë kemi qenë të lumtur që çdo herë ky sistem ka arritur të përmirësohet bazuar edhe nga komunikimet dhe feedback-un që kemi pasur në lidhje me të.  Stafi i Kosovajob ka bërë dhe vazhdon edhe më tej të bëjë punë të jashtzakonshme për të mundësuar një sistem që na ndihmon dhe përkrah shumë në procesin e rekrutimit”, ka treguar ajo. 

Zamira tutje ka veçuar mundësinë e ruajtës së të dhënave se në cilën fazë të rekrutimit ndodhen.

“Kjo meriton një duartrokitje të madhe por pa lënë anash edhe faktin që sistemi na mundëson të kemi informatën se sa herë një kandidat ka aplikuar për një pozitë pune ose disa pozita të ndryshme pune brenda kompanisë”, ka thënë tutje ajo.

Rina Cukaj: Simba na kursen shume kohë dhe qeliza te shëndosha nervore 😊!

Edhe Rina Cukaj nga Neptun thotë se SIMBA u ka sjell shumë benefite në proceset e rekrutimit ku përfshihet filtrimin, klasifikimi dhe gjetja më e lehte kur kërkojmë individë, edhe kur ju lind nevoja për kandidatë ‘rezervë’. 

“Juve ose dikujt mbase ju tingëllon si diçka e thjeshte kur them klasifikim mirëpo krahasuar se sa kohë na kushtonte te gjenim manualisht kandidatët në e-mailin me emër-mbiemër-pozitë dhe tutje t’i përfshinim ne lista, jua them hapur, ne këtë pike Simba na kursen shume kohë dhe qeliza te shëndosha nervore 😊!”, ka thënë ajo.

Pjesë e KosovaJob së fundmi është edhe integrimi i Inteligjencës Aritficiale që mundëson një filtrim më të saktë dhe të shpejt për punëkërkuesit dhe punëkërkuesit i mbajnë më të lidhur me kompanitë. Rina tregon se  AI së fundmi e kanë praktikuar në rekrutimet për Menaxher të IT-së.  

“PËR TRANSPARENCË ju tregoj qe gjithë radhitjen dhe organizimin e takimeve në fazat e para intervistuese jam bazuar plotësisht ne filtrimin që ka bërë AI! Si benefit e konsideroj formatin e gatshëm për profilin e individit, shpesh dikush nga bordi kërkon një ‘feedback’ (përgjigje) te shkruar, për mua personalisht ka qenë shumë detaj përfshirëse dhe shumë e qëlluar, madje e kam përfshirë krahas çdo CV-je edhe vlerësimin qe ka bërë vetë AI”, ka treguar tutje Rina.

Migerta nga KosovaJob: Kemi reduktuar 50% të kohës së rekrutuesve

Kjo platformë shërben si një databazë ku ruhen të gjithë aplikantët për çdo shpallje të publikuar nga kompania juaj dhe ju mundëson t’i klasifikoni ata në pesë faza kryesore: lista e ngushtë, intervistë, dërgimi i ofertës, punësim dhe refuzim. Migerta Berisha, Specialiste e Mbështetjes së Klientëve ka theksuar se KosovaJob kujdesin ndaj klientëve e kanë primar andaj gjithmonë përpiqen t’u sigurojmë një eksperiencë sa më të mirë.

“Çdo koment apo sugjerim ka qenë thelbësor në ngritjen dhe përsosjen e këtij sistemi. Një nga feedback-et më të zakonshme që kemi marrë është për lehtësimin e çdo faze të rekrutimit përmes filtrave dhe funksioneve të avancuara që sistemi ofron.  Klientët tanë kanë theksuar se këto veçori kanë kontribuar në reduktimin e më shumë se 50% të kohës që rekrutuesit shpenzojnë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, duke e bërë procesin shumë më efikas dhe të thjeshtë”, ka treguar ajo.

Sipas Migertës benefitet e sistemit janë të shumta mirëpo këto janë më kryesoret:

 Menaxhim më i lehtë i kandidatëve: SIMBA siguron që të gjitha aplikimet të ruhen në një vend të sigurt dhe gjithmonë të jenë të qasshëm, duke shmangur humbjen e CV-ve nëpër e-maile.

Siguri e të dhënave: Të dhënat e kandidatëve ruhen në mënyrë të sigurt dhe të përhershme, duke mbrojtur informacionet.

Automatizim i proceseve: SIMBA ndihmon kompanitë të thjeshtojnë dhe automatizojnë procesin e rekrutimit, duke e bërë atë më të organizuar./ KosovaJob

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet