1
5 gjëra që e karakterizuan KosovaJob përgjatë Janarit

5 gjëra që e karakterizuan KosovaJob përgjatë Janarit

	 	 

KosovaJob ka nisur një vit të mbarë duke lënë kujtimet më të mira të vitit të kaluar. Që në muajin e parë, platforma #1 e punësimit në vend, KosovaJob ka lënë prapa të gjitha platformat e tjera të punësimit, duke e thelluar bindshëm diferencën. 10 mijë përdorues janë regjistruar në këtë platformë, 250+ bileta janë shitur për samitin e dytë të BNj në Kosovë, “PowerToHR” dhe folësit më të spikatur janë në përgatitjet e fundit për t’i takuar pjesëmarrësit. Ky muaj ka qenë edhe festë për punonjësit të cilët këtij rrugëtimi i japin më shumë kuptim!

Lidhja më e fortë mes ekipit në “retreat” në Rugovë

Ekipi i KosovaJob ka përmbyllur vitin e kaluar me një aktivitet relaksues nëpërmjet të cilit kanë marrë shumë më shumë energji për Vitin e Ri. Ditët e fundit u karakterizuan me lojëra që nxisin relaksimin e deri te ato që ngjallin shpirtin garues të ekipit e japin shumë adrenalinë. “Retreat”-i në malet e Rugovës i udhëhequr nga Theta do të mbetet një eksperiencë e paharruar për stafin e KosovaJob. Të gjitha këto aktivitete kanë ndikuar si një katalizator për promovimin e bashkëpunimit, rritjen personale dhe suksesin kolektiv. Kjo përvojë ka qenë një përmbyllje e mirë për stafin dhe ka ndikuar në një fillimvit me plot motiv! 😊

KosovaJob dhe OfertaPune – mbajnë primatin dhe rrisin diferencën me platformat e tjera

KosovaJob – tashmë ka arritur ta mbajë primatin sa i përket tregut të punësimit në Kosovë. Në këtë pozicion mbetet e palëkundur që nga themelimi. Me një numër të shpalljeve prej 6200 brenda vitit dhe me një mesatare prej  500 mijë vizitorësh në muaj të përllogaritur nga Google Analytics. OfertaPune që është produkt i KosovaJob ka arritur të rangohet e dyta sa i përket shpalljeve dhe numrit të vizitorëve. Duke qenë platforma e dytë më e vizituar nënkupton që konkurset e KosovaJob arrijnë vizibilitet edhe më të madh dhe rrjeti i punëkërkuesve dhe punëdhënësve po rritet në këto platforma. Pjesë e KosovaJob janë edhe platformat Lyp Punë dhe PunaIme.

10 mijë profile në KosovaJob – dritarja e punësimit

Platforma KosovaJob ka arritur 10 mijë përdorues që kanë krijuar profilet e tyre brenda platformës. 10 mijë përdorues të regjistruar me profile e tyre e kanë lidhur të ardhmen e tyre me klientët e KosovaJob që këtë platformë e shohin si më efikasen për të rritur stafin e tyre. Rreth 10 mijë përdorues tani aplikojnë për punët që ju interesojnë vetëm me një klikim nga shpalljet e rekomanduara që KosovaJob i dërgon në e-mailet e tyre. 

250+ bileta të shitura për “PowerToHR 2”

Tashmë po numërohen së prapthi ditët deri në edicionin e dytë të “PowerToHR” që pritet të jetë spektakular sa i përket organizimit dhe folësve që do tu drejtohen të pranishmëve. Më 22 shkurt, edhe një herë po vjen një përvojë e paharruar për të mbledhur gjithë komunitetin e HR-it në një vend.  Tashmë 250+ prej tyre kanë rezervuar ulëset e tyre në Klan Arena! Ekipi i KosovaJob, folësit kryesorë, panelistët janë plot me emocione për t’i takuar ata!

9 vjet të Shkambit në KosovaJob – Një histori suksesi

Shkamb Kërleshi e filloi rrugëtimin e tij 9 vjet më parë në KosovaJob si një praktikant dhe sot është Drejtor Komercial i Shitjes. Që nga koha kur ai iu bashkua kompanisë KosovaJob shumë gjëra kanë ndryshuar por jo dhe përkushtimi dhe pasioni i tij në raport më punën. Ai ishte aty që kur KosovaJob e filloi historinë e vetë dhe ishte pjesë e saj gjersa kjo platformë ndryshoi narrativen e punësimit në Kosovë. Falë përpjekjeve dhe vizionit të tij kjo platformë është #1 në Kosovë sa i përket punësimit.

 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet