1
Puno në kompaninë globale “HOTECH” si Përfaqësues/e i/e shitjes

Puno në kompaninë globale “HOTECH” si Përfaqësues/e i/e shitjes

	 	 

Dërgo përvojën tuaj të shitjes në një nivel tjetër, apliko në kompaninë “HOTECH”

A jeni komunikativ dhe ju pëlqejnë takimet, hoteleria dhe puna me klientët? Atëherë ju e keni mundësinë të punoni në një nga kompanitë globale që është HOTECH – e që ju mundëson të punoni nga zyra dhe shtëpia në pozitën “Përfaqësues i Shitjes”. Ju presin shumë mundësi zhvillimi brenda kompanisë  HOTECH - Hotel Technology Ecosystem e cila zhvillon teknologji inovative për të ndihmuar në transformimin dixhital të industrisë së mikpritjes me një histori 20 vjeçare me ekosistemin e vet bashkëpunues dhe partneritetet në mbarë botën. Kjo është mundësia ideale për ta zgjeruar rrjetin tuaj dhe për t’i dërguar aftësitë e juaja në një nivel tjetër.

HOTECH ofron globalisht zgjidhjet më të kompletuar të softuerit të orientuar drejt të dhënave, duke mbuluar të gjitha proceset në një hotel nga CRM tek financat, shitjet deri te analiza e kostos. Përveç zgjidhjeve inovative softuerike, Hotech ofron një platformë holistike të të dhënave, e cila ofron një terren të fortë për zgjidhjet në cloud dhe në celular. Hotech është e shtrirë me zyre në Berlin, Stamboll, Kankun, Prishtinë dhe Antalia.

Meqë e keni të qartë se çfarë është kjo kompani atëherë ne po ju tregojmë se ata po kërkojnë ta zgjerojnë ekipin e tyre në Kosovë me një koleg/e që do të jetë pjesë e ekipit të shitjeve për paketën e produkteve softuerike në industrinë e mikpritjes në të gjithë Kosovën.

Përgjegjësitë kryesore që kërkohen nga Përfaqësuesit e Shitjeve

Përgjegjësia kryesore e Përfaqësuesit të Shitjeve është të gjenerojë biznes të ri fitimprurës brenda një zone të përcaktuar gjeografikisht. Objektivat janë të tejkalohen objektivat personale, të shesësh në përputhje me Procesin e përcaktuar të Shitjes, duke përmbushur dhe tejkaluar objektivat e të ardhurave për Hotech. Duhet arritur një komunikim efektiv mes klientit dhe ekipit operativ të Hotech, si dhe respektimin e standardeve, politikave dhe procedurave të kompanisë Hotech në çdo kohë.

  • Përgjegjësitë janë që ta kuptoni plotësisht planin e shitjeve dhe marketingut të Hotech, përfshihuni dhe merrni pjesë në procesin e ekzekutimit.
  • Trajtoni me saktësi dhe efikasitet të gjitha kërkesat e shitjeve në kohën e duhur dhe raportoni sipas procesit të shitjes.
  • Të hulumtoni hotelet e potenciale për të realizuar demonstrime të produkteve dhe për të gjurmuar planifikimin demo.
  • Të jeni në gjendje të kryejë demonstrimin e të gjitha produkteve në zonën e përgjegjësisë. dmth të gjitha modulet Cloud
  • Kryeni një numër maksimal të Takimeve të Perspektivës/Klientit qoftë ballë për ballë ose virtualisht në baza ditore. (Proaktive).
  • Krijoni dhe zhvilloni një bazë klientësh Hotech për të gjithë klientët e segmentit të hoteleve.
  • Sigurohuni që të dhënat të jenë të pastra dhe të përditësuara gjatë gjithë kohës në CRM.
  • Raportoni dhe monitoroni aktivitetin dhe arritjet e shitjeve për të synuar në baza ditore / javore / mujore dhe tremujore, sipas procesit të përcaktuar të shitjeve.
  • Të rriten të ardhurat e kompanisë sipas buxhetit.
  • Të zgjerohet biznesi përmes krijimit dhe mbajtjes së marrëdhënieve të mira me një numër klientësh, duke punuar për të përmbushur objektivat e shitjeve.
  • Pozicioni i agjentit të shitjeve mund të kërkojë që të ndiqni ofertat dhe të siguroni procesin mbylljes së shitjes.
  • Të zhvillojë dhe mbajë biznes të ri kudo që është e mundur nga segmentet e identifikuara të tregut dhe burimet e biznesit.
  • Të mirrni pjesë në konferencën javore të Shitjeve me anëtarët e tjerë të ekipit të Shitjeve dhe Marketingut nga distanca.

Ndërtimi i Marrëdhënieve është i rëndësishëm

Ju duhet të kontaktoni (dhe regjistroni) sistematikisht të gjitha bizneset e qëndrueshme në Kosovë për të identifikuar dhe zhvilluar bizneset e mundshme. Ju duhet të merrni pjesë edhe në trajnimet e vazhdueshme dhe takime brenda kompanisë në mënyrë që të përshtatni me të gjitha trendet.

Për të zbatuar një gamë të plotë të aktiviteteve të shitjeve që përfshin telemarketing, kërkimin në terren, takimet online, demonstrimet e klientëve, rrjetëzimin, emailin e lokalizuar dhe aktivitete shtesë që arrijnë të gjitha objektivat e të ardhurave.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

  • BSc në një nga departamentet e mëposhtme: Menaxhim Turizmi, Menaxhim Biznesi, departamente të lidhura me IT
  • Të komunikoni rehat dhe rrjedhshëm në anglisht,
  • Eksperiencë në marrëdhëniet me klientët
  • Njohuri rreth analizës së nevojave të përdoruesve dhe dokumentacionit
  • Aftësia për të marrë përgjegjësi në menaxhimin e projektit,
  • Të jeni efektiv në marrëdhëniet njerëzore, aftësi bindëse dhe përfaqësues kredibil
  • Të qenit i fokusuar te klienti duke i kushtuar vëmendje punës me prioritet për kënaqësinë e klientit,
  • Aftësi të mira në planifikim, organizim, kontroll dhe inovacion,
  • Të jetë në gjendje të jetë i orientuar drejt zgjidhjeve, të krijojë marrëdhënie konstruktive dhe bashkëpunuese me kolegët,
  • Nuk ka kufizime për udhëtimet e brendshme dhe ndërkombëtare,
  • Preferohen përvojë dhe njohuri në industrinë e hotelerisë.
  • Leje për të vozitur

Pasi që i kemi kuptuar të gjitha këto, juve ju mbetet vetëm ta klikoni linkun këtu për ta parë aplikimin: https://kosovajob.com/jobs?id=25613                     
Ju mund të aplikoni edhe direkt duke dërguar CV-në tuaj në këtë e-mail: balkan@hotech.systems

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet