Chameleon është kompania e cila ka sjellur një epokë të re të depërtimit të brendeve. Chameleon Digital Printing House është kompani e specializuar në të gjitha llojet e shtypit dhe reklamave. Me inevstime në teknologjinë më të fundit, kjo kompani ka krijuar një ambient që i përshtatet kërkesave komplekse të tregut dhe synojnë të jenë përherë në kohë. Ajo çfarë e karakterizon “Chameleon Print” është gatishmëria për tu përshtatur me trendët e kohës.
“Ne kemi kombinuar teknologjinë moderne dhe punën me përkushtim të profesionistëve për të sjellë rezultate të shkëlqyera”, është deklarata e kësaj kompanie. Chameleon po kërkon të rritet akoma dhe më shumë duke kërkuar profesionistë të rinj që t’iu bashkohen në udhëtimin e ndërtuar mbi dedikimin, pasionin, përkushtimin dhe mbështetjen e madhe.
Ata po kërkojnë tre Monterë që duhet të punojnë në teren, një Operator i Printit dhe dy praktikantë.
Çfarë kërkohet nga një monter që do të punojë në teren?
Kandidati për pozitën monter duhet të ketë njohuri dhe përvojë në fushën e shtypit dhe montimit digjital, të ketë njohur në brendimin e pvc foljeve, ceradave, veturave, xhamave etj. Po ashtu duhet të ketë njohuri mbi montimin dhe realizimin e 3D Reklamave, të jetë bashkëpunues dhe të jetë në gjendje ti përgjigjet detyrave në kohë, po ashtu dhe të tketë patent shofer.
Çfarë kërkohet nga një operator i printit?
Një operator i printit që i bashkohet Chameleonit duhet të ketë përvojë në fushën e printimit digjital dhe në përdorimin e makinerive të printimit (kryesisht Mimaki, si dhe të ketë njohuri në programet Adobe Photoshop,Adobe Illustrator, Corel Draë etj. Po ashtu, kandidati duhet të të jetë bashkëpunues dhe të jetë në gjendje ti përgjigjet detyrave në kohë
Benifitet që ofron Chameleon
Oari: 09:00-17:00 / Prishtinë
Chameleon ofron një gamë të gjerë të printimit që nga printimi i shtypur deri te ai digjital duke krijuar produkte unike dhe të personalizuara. Për një dekadë, Chameleon ka ndihmuar brendet dhe kompanitë të shpërndajnë mesazhin e tyre te publiku duke u pozicionuar në krye në një botë plot mundësi. I gjithë rrugëtimi është i ndërtuar në detaje. Dedikimi, pasioni, mbështetja dhe përkushtimi i madh kanë karakterizuar rrugëtimin prej një dekade të kompanisë Chameleon Print.
Për të parë aplikimin e kësaj shpallje klikoni këtu Ky konkurs përveçse në KosovaJob,është publikuar edhe në OfertaPune dhe PunaIme.