“Selmans Network” është kompania e njohur e fokusuar në sektorin e pastrimit që ofron një vend pune stabile dhe afatgjatë. Kjo kompani po rritet edhe me 60 anëtarë të rinj të cilët janë të gatshëm të punojnë në pozitën Mirëmbajtës/e.
Aftësitë që nevojiten për të fituar këtë vend pune janë aftësi të mira komunikuese dhe ekipore, aftësi organizuese dhe aftësi për të punuar në një ambient të mirëorganizuar. Përvoja relevante në këtë fushë do të ju ofroj shumë përparësi.
Benifitet e të punuarit në këtë pozitë
Për këtë pozitë, kompania “Selmans Network” ofron pagë 350 Euro. Punonjësit do të kenë kontratë sipas kornizës ligjore të Kosovës dhe do të punojnë 5 orë brenda ditës në pesë ditë të javës. Punonjësit kanë të drejtën e shfrytëzimit të pushimit vjetor të përcaktuar me Ligjin e Punës.
Për më shumë informata rreth shpalljes së këtyre pozitave, klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://kosovajob.com/selmans-network/mirembajtese-60
Ky konkurs përveçse në KosovaJob, është publikuar edhe në OfertaPune dhe PunaIme.
"Selmans Network” është një grupim biznesesh i profileve të ndryshme që veprojnë si një familje e madhe nën të njëjtën logo dhe nën të njëjtin emër. Koncepti i Selmans Netëork është i bazuar në menaxhim horizontal ku secila degë vepron në mënyrë autonome ndërsa të gjitha degët veprojnë drejt përmbushjes së të njëjtit vizion, përqafojnë të njëjtat vlera, ndajnë të njëjtën frymë të të bërit biznes si dhe shkëmbejnë në mes tyre asetet, përvojat, idetë etj. Selmans Network u themelua në vitin 2012, i fokusuar fillimisht në sektorin e marketingut dhe pastrimit.