KosovaJob
Të gjithë artikujt
13 Mars 2023 · 2 min leximi

94 shpallje të reja në KosovaJob

Shpallje të reja për vende të reja të punës janë vazhdimisht pjesë e platformës më të madhe të punësimit në vend, KosovaJob.

94 shpallje të reja në KosovaJob
				 	 

94 shpallje të reja janë një mundësi e re për ata që duan të fillojnë një punë të re. Fushat në të cilat po kërkohen më së shumti punëtorë janë ajo e Administratës, Financave dhe Hotelerisë. Kompanitë më të njohura në vend duan të zgjerohen me punëtorë të rinj që kërkojnë të zhvillohen në këto fusha apo të nisi një karrierë të re.

20 shpallje të reja në fushën e financave presin profesionistë të rinj dhe ata që duan të zhvillohen:

Asistente administrative, menaxherë, Arkatare, zyrtare e financave dhe zyrtare e administratës janë disa pozitat kryesore në të cilat mund të aplikojnë ata që kanë diplomuar në ekonomi apo kanë aftësi në këtë fushë.

Aftësitë kryesore që ju nevojiten për këto fusha janë: Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit dhe të jeni dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip.

Në këtë link mund të gjeni shpalljet se cilat kompani dhe cfarë kërkojnë ato nga punëtorët që do t’iu bashkohen ekipit të tyre:

https://kosovajob.com/?jobPosition=2,59,321,86,112,126,397,434,436

45 shpallje nga fusha e hotelisë dhe gastronomisë  prej brendeve më të njohura të kësaj fushe kërkojnë kamariere/e kuzhinier/e, Arkatar/e, Shankist/e, Përgjegjës të ndrrimit.

Për të punuar në këtë sektor nevojitet shkollim i mesëm, qasje pozitive ndaj klientëve, bashkëpunues në ekip, të jeni në gjendje t’i përshtateni orarit fleksibil të punës dhe të jeni përgjegjës dhe të përkushtuar në punë.

Për të kuptuar për lokacionet dhe pozitat e shumta në këtë sektor, klikoni në linkun më poshtë.

https://kosovajob.com/?jobPosition=8,11,24,88,108,179,183,189

KosovaJob është adresa kryesore ku mund ta takoni punëdhënësit tuaj të ardhshëm. Për të qenë një hap me të gjitha shpalljet që publikohen në këtë platformë mjafton vetëm një klikim në linkun e mëposhtëm.

https://kosovajob.com/

SHPALLJE PUNE

Asistent/e Ekzekutiv/e
E re
Prishtinë12 ditë
Njoftim - Licencimi i Aktivitetit të Prodhimit të Energjisë Elektrike nga Burimet e Ujit
Prishtinë10 ditë
Motorrist, Shofer me Veturë Personale
Pejë14 ditë
Vende të lira pune (Prishtinë, Pejë, Prizren)
Disa lokacione16 ditë
Outbound Sales Agent (m/w/d)
Prishtinë1 ditë
Merchandiser/e (Prishtinë, Fushë Kosovë, Komoran/Drenas)
Disa lokacione7 ditë