Kompania: Art House shpk
Pozita: Teknik per Servisim
Numri i pozitave: 3
Lokacioni: Prishtinë
Ne jemi në kërkim të tre Teknikëve të Servisimit dhe Mirëmbajtjes së Fotokopjeve dhe Printerëve, të cilët do të shërbejnë edhe si ndërlidhës ndërmjet kompanisë sonë dhe klientëve aktualë. Kandidatët idealë do të jenë përgjegjës për planifikimin, koordinimin dhe realizimin e detyrave të servisimit dhe mirëmbajtjes, si dhe për mbështetjen e projekteve të tjera brenda departamentit të servisimit.
Teknik për servisimin dhe mirëmbajtjen e fotokopjeve dhe printerëve
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përgjegjës për servisimin dhe mirëmbajten e paisjeve të të gjitha projekteve në orare të caktuara nga menaxhementi i servisit
- Përgjegjës për identifikimin e burimit të problemit në rast të prishjes së pajisjeve apo mungesës së materialeve shpenzuese.
- Përgjegjës për instalimin/ konfirgurimin e printerëve në rrjet të ri dhe të mirëmbajë atë ekzistues.
- Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe riparimin efektiv në kohë dhe me kosto të pajisjeve të produkteve të zyrës dhe mbajtjen e nivelit të lartë të kënaqësisë së klientëve me shërbimin dhe produktet tona.
- Bashkëpunon me Menaxherin e Servisit në rast të nevojës për ndërrim të pjesëve apo për identifikim të problemeve të jashtëzakonshme.
- Është i obliguar që gjatë intervenimit në pajisje të ndryshme të ketë me vete mjetet e punës.
- Është i obliguar të raportoj dhe përshkruaj punën e kryer nëbaza ditore, javore dhe mujore.
- Të jetë përgjegjës sa i përket mallit që i lëshohet nga depoja në mënyrë që të kryej servisime, dhe të raportojpër mallin që e shpërndan dhe atë që mbetet.
Kualifikimet
- Arsim i mesëm
- Shkathtësi në servisimin dhe mirëmbajtjen e fotokopjeve dhe printerëve.
- Shkathtësi në komunikim verbal dhe të shkruar.
- Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
- Aftësi për të komunikuar me klientët në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
- Aftësi për të punuar nën presiontë vazhdueshëm.
- Aftësi për të pranuar me numër të madh të klientëve për çdo ditë.
- Aftësi për të punuar në ekip dhepër të dëgjuar.
- Aftësi që të kryej punë në teren.
- Njohuri bazike kompjuterike, sa i përket instalimeve.
Dokumentet e kërkuara:
- CV
- Certifikata, nese dispononi
Ju lutemi t’i dërgoni CV-të tuaja në adresën e e-mailit: hr@arthousepr.com.
Në rubrikën “Subject” shënoni: Pozita për të cilën aplikoni “Teknik per Servisim”.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 22.12.2025.
