Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalMenaxher i Projektit
Kompania: Art House shpk
Pozita: Menaxher i Projektit
Numri i pozitave: 1
Lokacioni: PrishtinëPërshkrimi i punës:
Menaxheri i Projektit do të jetë përgjegjës për menaxhimin e gjithë ciklit operativ të projektit me klientin, duke përfshirë proceset e printimit, sortimit, zarfimit dhe dorëzimit.Ai/ajo siguron që secila fazë e operimit të realizohet në përputhje me standardet teknike të përcaktuara, me korrektësi procedurale, transparencë të plotë dhe brenda afateve kohore të dakorduara, duke garantuar cilësi të lartë të shërbimit dhe përmbushje të plotë të kërkesave të klientit.
Pozita përfshin menaxhimin e të gjitha fazave të projektit, nga momenti i marrjes së të dhënave për përpunim, deri te dorëzimi final i faturave te konsumatorët, si dhe koordinimin e detajuar të fluksit të punës ndërmjet njësive të ndryshme të brendshme dhe të jashtme me partnerë bashkëpunues. Menaxheri i Projektit do të shërbejë si ndërlidhja kryesore ndërmjet kompanisë dhe klientit, duke siguruar komunikim të qartë, raportim të strukturuar dhe adresim të menjëhershëm të çdo çështjeje operative.
Në kuadër të këtij roli, Menaxheri i Projektit ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë në planifikimin dhe menaxhimin e resurseve njerëzore për projektin, duke përfshirë organizimin dhe monitorimin e punës. Ai/ajo duhet të sigurojë që të gjitha ekipet janë të trajnuara, të koordinuara dhe të pajisura me udhëzimet e nevojshme operacionale.
Gjithashtu, roli përfshin monitorimin e vazhdueshëm të performancës, optimizimin e proceseve dhe përgatitjen e raporteve ditore, javore dhe mujore për menaxhmentin dhe klientin. Menaxheri i Projektit do të jetë përgjegjës për menaxhimin e SLA-ve, duke garantuar që shpërndarja e faturave të kryhet brenda afatit të kërkuar nga data e përpunimit. Në rast të devijimeve, ai/ajo duhet të realizojë analizë të shkaqeve, të propozojë dhe implementojë masa korrigjuese brenda afatit të kërkuar.
Gjithashtu, Menaxheri i Projektit do të menaxhojë çdo ankesë të konsumatorëve, duke koordinuar verifikimin e terrenit përmes GPS koordinatave, evidencave të dorëzimit dhe monitorimit të devijimeve.
Roli kërkon përputhshmëri të plotë me standardet e AIP, GDPR dhe politikat e brendshme të sigurisë së të dhënave, duke siguruar që të gjitha proceset trajtohen me nivelin më të lartë të konfidencialitetit dhe kontrollit të informacionit.
Detyrat kryesore:
Kërkesat:
Punëdhënësi: Art House shpk
Adresa: Rruga Kastori, Objekti Ara II, Lagjja Arbëria, Prishtine
Email: info@arthousepr.com