Vende të lira pune
Kjo shpallje pune është në Draft dhe nuk është aktive në Kosovajob dhe platformat e tjera.Arjeta Group, e themeluar në vitin 1999, është një nga kompanitë kryesore në Kosovë në fushen e distribucionit e specializuar në furnizimin me shumicë dhe pakice të brendeve të cilesisë të lartë të produkteve ushqimore dhe të higjienës, dhe gjithashtu menaxhon qendra të mëdha tregtare moderne perfshirë rrjetin e marketeve (QTA). Me një infrastrukturë të gjerë logjistike dhe qindra punonjës, ne jemi të përkushtuar ndaj përsosmërisë, inovacionit dhe partneriteteve afatgjata.
Ndërsa vazhdojmë të zgjerojmë praninë tonë në tregun e Kosovës dhe rajonit, jemi në kërkim të profesionistëve të motivuar për t'iu bashkuar ekipit tonë dinamik në pozita si:
Menaxher i Burimeve Njerëzore (MBNJ):
- Diplomë Bachelor në Burime Njerëzore, Administrim Biznesi, Psikologji ose fushë të ngjashme (preferohet diplomë Master ose certifikime në BNJ).
- Përvojë 3 deri në 7+ vite në burime njerëzore, përfshirë përvojë të mëparshme në role mbikëqyrëse në këtë fushë.
Menaxher i Shitjeve Ambulantive:
- Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi, Marketing, Financë ose fushë të ngjashme.
- Përvojë profesionale 3 deri në 5 vite në shitje ose në role mbikëqyrëse.
Menaxher i Shitjeve për Divizion:
- Diplomë Bachelor ose Master në Administrim Biznesi, Marketing, Financë, Menaxhim ose Inxhinieri (preferohet një diplomë MBA ose Master ne Menaxhment).
- Përvojë 3 deri në 10+ vite në shitje dhe menaxhim ose ne role të larta drejtuese/divizionale.
Zhvillues i Produkteve të Markës Private (Private Label Developer):
- Diplomë Bachelor në Biznes, Marketing, Zinxhir Furnizimi, Shkenca Ushqimore, Biologji, Kimi ose fushë të ngjashme.
- Përvojë 2–4 vite në Zhvillimin e Produkteve të Reja (NPD), sektorin e mallrave të konsumit të shpejtë (FMCG) ose shitjen me pakicë.
Komercialist per Blerje (Commercial Retail Buyer):
- Diplomë bachelor në biznes, marketing, menaxhim të zinxhirit të furnizimit, menaxhim të shitjeve me pakicë ose tregtim të produkteve (fashion merchandising).
- Përvojë 5+ vite në blerje ose menaxhim inventari ne pozita të larta ose role si menaxher kategorie.
Shitës Ambulant:
- Diplomë universitare
- Leje drejtimi profesionale e vlefshme