Agjent i Shitjes (Drenicë, Mitrovicë, Podujevë)
SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE
AGJENT I SHITJES
Territori i përgjegjësisë:
- Drenicë
- Mitrovicë
- Podujevë
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Të pranojë porositë nga klientët në mënyrë të saktë dhe profesionale.
- Të sigurojë që porositë të përcillen sipas procedurave të kompanisë.
- Të informojë klientët për disponueshmërinë dhe stokun e produkteve.
- Të identifikojë pika të reja potenciale për shitje.
- Të zhvillojë dhe zgjerojë vazhdimisht rrjetin e klientëve.
- Të monitorojë potencialin e secilit qytet dhe zonë.
- Të propozojë mundësi të reja për zgjerimin e distribucionit.
- Të kontrollojë prezencën dhe disponueshmërinë e produkteve në pikat e shitjes.
- Të monitorojë stokun e produkteve.
- Të sigurojë ekspozimin dhe pozicionimin e duhur të produkteve.
- Të kontrollojë zbatimin e standardeve të merchandising-ut.
KUALIFIKIMET DHE KRITERET
- Përvojë pune në shitje, me përparësi në sektorin FMCG, distribucion ose retail.
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.
- Aftësi për krijimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve me klientët.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhim efektiv të kohës.
- Gatishmëri për punë intensive në terren.
- Njohje të mirë të tregut në rajonin për të cilin aplikon.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të arritur objektivat e përcaktuara.
- Njohuri bazike në Microsoft Excel dhe përdorimin e aplikacioneve të punës.
- Patentë shoferi, kategoria B.
- Përgjegjësi, korrektësi dhe integritet profesional.
MËNYRA E APLIKIMIT
Të gjithë të interesuarit që i plotësojnë kriteret e lartcekura mund të aplikojnë përmes:
E-mail: vddburimi@gmail.com
Numri kontaktues: +383 49 975 724
Ju mirëpresim në ekipin tonë!