KosovaJob
Anem Real Estate PREMIUM+

Asistent/e Marketingu

Lokacioni Ka skaduar!
Kjo shpallje ka skaduar — aplikimet janë mbyllur.
	 	 
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal

Anem Real Estate është një brend lider i njohur në tregun e Kosovës që nga viti 2011. Vizioni jonë është që të lidhim blerësin me pronën ekskluzive, të cilën gjithmonë e ka ëndërruar. Për zhvillimin e veprimtarisë tonë, në Anem jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Asistent/e Marketingu, i/e cili/a do të mbështesë zhvillimin e aktiviteteve të marketingut dhe komunikimit të kompanisë.

Ky rol është i përshtatshëm për një person kreativ, të organizuar dhe të motivuar për të ndërtuar karrierë në një kompani dinamike të patundshmërive.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Mbështetje në planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve të marketingut.
  • Menaxhimi dhe përditësimi i rrjeteve sociale.
  • Mbështetje në promovimin e pronave dhe projekteve.
  • Koordinimi i krijimit të përmbajtjes (foto, video, tekste).
  • Mbështetje në organizimin e eventeve dhe aktiviteteve promocionale.
  • Monitorimi i performancës së postimeve dhe fushatave
  • Mbështetje në komunikimin me partnerë dhe bashkëpunëtorë.
  • Detyra të tjera mbështetëse në departamentin e marketingut.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Të ketë të përfunduar studimet themelore në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Marketing apo fusha të tjera të ndërlidhura.
  • Përvojë pune në departamentin e marketingut, social media. 
  • Të ketë njohuri për Adobe Photoshop, Ilustrator, CapCut, Canva, ose të ngjashme (avantazh).
  • Aftësi të mira në përdorimin e pajisjeve për foto dhe video. 
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze (gjuhët e tjera do të konsiderohen si përparësi).
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur.
  • Interes për marketing dhe komunikim.
  • Njoguri bazike për rrjetet sociale.
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
  • Personalitet i afërt për të bashkëpunuar me departamentin e Marketingut.
  • Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit. 
  • Trajnimet dhe certifikimet në menaxhim do të konsiderohen përparësi. 

OFERTA:

  • Mundësi zhvillimi profesional. 
  • Orari i punës prej 09:00 deri në 17:00, nga e hëna deri të premtën.
  • Ambient pune dinamik dhe profesional
  • Përfshirje në projekte kreative dhe inovative.
  • Pagë konkurruese sipas përvojës.
  • Automjetet e kompanisë në dispozicion.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.

APLIKIMI:

Të gjithë ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, jeni të mirëseardhur të aplikoni duke dërguar CV-të tuaja në marketing@anem-ks.com. Aplikimi i hapur nga data  01.04.2026 deri më datën 07.04.2026. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kërkesat e konkursit do të ftohen në intervistë. 

Afati: ka skaduar · ka skaduar
Aplikimet janë mbyllur
Anem Real Estate
Ndërtimtari & Patundshmëri · Prishtinë, Kosovo
2Ndjekës
0Shpallje aktive
Kategoria
Skadon (Ka skaduar!)
Orari
Lokacioni