1
30 persona të punësuar brenda Janarit 2023 - si të bëheni pjesë e DAZN projektit me pagë 4-shiforore

30 persona të punësuar brenda Janarit 2023 - si të bëheni pjesë e DAZN projektit me pagë 4-shiforore

	 	 

Projekti më i ri i Teleperformacës DAZN me 50 vende të tjera të punës për gjermano-folësit

Risia e parë  e këtij viti nga Teleperformanca ka qenë projekti DAZN  që është platformë globale e njohur e sportit që është një ndër kompanitë më të mëdha në këtë fushë në Gjermani. Ky projekt përgjatë janarit ka rezultuar shumë i suksesshëm. Dy grupe me gjithsej 30 persona që i janë përgjigjur thirrjes së Teleperformancës gjate janarit për punësim tashmë kanë përfituar nga trajnimi dhe kanë filluar punën. Për ata që duan të bëhen pjesë e këtij projekti atraktiv e më shumë benifite kemi lajme të mira.

Grupi i ardhshëm që do të përfshihet në këtë projekt gjatë Shkurtit 2023 do të mundësoj punësimin edhe në 50 vende të reja të punës në Dazn.

Për tu punësuar në DAZN në kuadër të Teleperformancës, më 1 dhe 2 shkurt por organizohen Ditët e Dyerve të Hapura si një nga mundësitë më efikase të punësimit vijnë në Prishtinë, te objekti i Teleperfomancës, afër Xhamisë së Llapit.

Për të punësuarit në këtë projekt një pjesë e madhe e punës është e fokusuar në komunikim me shkrim. Për këtë projekt do të rekrutohet vetëm nga Prishtina (dhe rrethina) dhe të cilët janë të interesuar të punojnë nga Teleperformanca në Prishtinë. Ky projekt ofron pagë katërshifrore dhe mundësi të tjera përfitimi.

Çfarë mund të përfitoni nga punësimi në Teleperformance?

  • Pagë fikse – 4 shifrore, si dhe bonuese te produktivitetit
  • Orari i punës i rregullt apo edhe punë me gjysmë orari
  • Për projektin DAZN, 60% e punës është përpunimi i e-mailave dhe komunikim me shkrim
  • Kontratë të rregullt dhe pagesë të kontributeve dhe pensioneve
  • Mundësi të avancimit në karrierë
  • Sigurim shëndetësor komplet të mbuluar nga Teleperformanca
  • Atmosferë ideale të punës në objektin më modern në qendër të Prishtinës

Kush mund të aplikojë?

Të gjithë personat pa dallim gjinie, race, nacionaliteti, të cilët mendojnë se e njohin mjaftueshëm gjuhën gjermane (nivelin B2 apo më i avancuar) mund të paraqiten te paneli i rekrutimit në objektin e Teleperformances në Prishtinë, afër Xhamisë së Llapit në rrugen Ilir Konushevci

Ditët e Dyerve të Hapura vijnë më 1 dhe 2 shkurt te Teleperformanca në Prishtinë

Kjo mënyrë e rekrutimit nëpërmjet Ditëve të Dyerve te Hapura ka rezultuar e suksesshme për vite me radhë. Vlen të theksohet se në Ditët e Dyerve të Hapura janë punësuar mijëra kandidatë të cilët vazhdojnë te jenë pjesë e ekipit të Teleperformancës. Në ditët e dyerve të hapura, kandidatët intervistohen aty për aty dhe nëse tregohen të suksesshëm do të pranojnë menjëherë ofertat/kontratat e punës. Kjo ngjarje organizohet me qëllim që të lehtësojë mundësitë e punësimit për të gjithë gjermano-folësit në Kosovë.

Mësoni më shumë për Teleperformancën

Teleperformanca është kompania më e madhe botërore për shërbime ndaj klientëve. Për më shumë se 40 vite, kjo kompani vazhdon të jetë lider botëror në ofrimin e shërbimeve ndaj klientëve dhe për momentin është e pranishme në 86 vende të botës duke punësuar mbi 480 mijë punëtorë.

Teleperformance në Kosovë është e pranishme në Prishtinë qe prej majit të vitit 2017 si degë e Teleperformance Gjermani dhe ka arritur të marrë certifikimin “Great Place to Work” që konsiderohet si një nga standardet më të larta që mund ta arrijë një kompani për kulturë të shkëlqyer të punës. Çdo vit, më shumë se 10,000 organizata në më shumë se 60 vende anembanë botës aplikojnë për të marrë një certifikim si “Great Place to Work”

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet