KosovaJob
Zen365

Agjent i Shitjes

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Retail dhe Distribuim Skadon më 20 nëntor 2026
Apliko tani
	 	 

Agjent i Shitjes

Zen365 · Prishtinë · Me orar të plotë · Zyrë dhe terren

Zen365 është platformë biznesi që i bashkon në një vend shitjet, blerjet, bankat, stokun, kontabilitetin dhe Softuerin Elektronik Fiskal (SEF) të certifikuar nga ATK. Punon në kompjuter, tablet dhe telefon. E përdorin biznese: dyqane, markete, kafiteri, restorante, berberë, sallone bukurie, klinika, barnatore dhe zyra kontabiliteti.

Çdo ditë na kontaktojnë biznese që duan të fillojnë të përdorin Zen365. Kërkojmë një person që u përgjigjet këtyre kërkesave dhe i kthen në klientë. Kur nuk ka thirrje, del në terren për të gjetur klientë të rinj. Puna ndahet mes zyrës dhe terrenit.

Detyrat e tua

  • U përgjigjesh thirrjeve dhe mesazheve nga bizneset e interesuara: telefon, Viber, WhatsApp, email dhe platforma të tjera.

  • Kupton çka i duhet biznesit dhe i rekomandon paketën e duhur.

  • U tregon klientëve si punon Zen365, në telefon, online ose te biznesi.

  • Viziton biznese në terren, ua prezanton Zen365 dhe sjell klientë të rinj.

  • Dërgon oferta, përcjell klientët që nuk kanë vendosur ende dhe e mbyll marrëveshjen.

  • E kalon klientin e ri te ekipi i suportit për onboarding, pasi klienti pranon.

  • I mban të gjitha kontaktet dhe ofertat të shënuara në sistem, që çdo klient të përcillet deri në fund.

Çfarë kërkojmë

  • Komunikon qartë dhe bindshëm, në telefon dhe në takim me klientin.

  • Punon në mënyrë të organizuar.

  • Punon lirshëm me kompjuterin dhe mëson shpejt një platformë të re.

  • Flet dhe shkruan shqip mirë.

Përparësi, jo kusht

  • Përvojë në shitje, sidomos në terren ose me biznese.

  • Patentë shoferi, kategoria B.

  • Njohuri bazë të kontabilitetit dhe tatimeve.

  • Gjuhë angleze.

Informata shtesë

  • Pagë fikse mujore sipas përvojës, plus bonuse sipas objektivave.

  • Karburanti dhe shpenzimet e udhëtimit për punën në terren paguhen veçmas.

  • Nuk kërkohet përvojë me Zen365. Ofrohet trajnim gjatë javëve të para.

Si të aplikosh

Dërgo CV-në në hr@zen365.ai me titull "Agjent i Shitjes", deri më 20 nëntor 2026. Shkruaj edhe 3 - 5 fjali: pse aplikon në këtë punë dhe ku ke punuar me klientë. Do të kontaktojmë vetëm kandidatët që ftohen në intervistë. Konkursi është i hapur për të gjithë, pa dallim gjinie.

 

Afati: 20 nëntor 2026 · edhe 11 ditë
Apliko tani
Zen365
Administratë
1Ndjekës
2Shpallje aktive
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 20/11/26 (11 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë