KosovaJob
Wonder Distribution SH.P.K. PREMIUM+

Agjent i Shitjes (3), Shofer (3)

Lokacioni Ka skaduar!
Kjo shpallje ka skaduar — aplikimet janë mbyllur.
	 	 
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal

Konkurs 

Pozitat:

  • Agjent i Shitjes (3) dhe
  • Shofer (3)

Rajoni i Terenit për Agjent të Shitjes:

Për këto pozita, kërkohen agjentë të shitjes që kanë përvojë dhe njohuri të terenit në Prizren, Skenderaj, duke pëfshirë magjistralet e tyre dhe rrethinën.

Rajoni i Terenit për Shofer:

Për këto pozita, kërkohen agjentë shofer që kanë përvojë dhe njohuri të tereneve si në vijim

  1. Gjilan, Kamenicë, Viti, dhe Ferizaj, duke përfshirë magjistralet e tyre dhe rrethinën.
  2. Skenderaj, Drenas, dhe Komoron, duke përfshirë magjistralet e tyre dhe rrethinën.

Profili:

Agjenti i Shitjes është përgjegjës për zhvillimin e marrëdhënieve me klientët, gjenerimin e shitjeve të reja, dhe mbajtjen e rrjetit ekzistues të klientëve. Ky rol kërkon aftësi të forta komunikimi dhe kuptim të thellë të produkteve që ofron kompania.

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Të mirëmbajë rrjetin ekzistues të klientëve dhe të identifikojë klientë të rinj.
  • Prezantimi profesional i produkteve dhe shërbimeve të kompanisë.
  • Përgatitja dhe prezantimi i ofertave të personalizuara për klientët.
  • Zbatimi i procedurave dhe rregulloreve të brendshme të kompanisë.
  • Përgatitja e raporteve të përditshme mbi shitjet dhe aktivitetet e terrenit.
  • Menaxhimi i ankesave të klientëve dhe ofrimi i zgjidhjeve të shpejta.
  • Përcaktimi i objektivave për çdo vizitë dhe ndjekja e tyre gjatë ditës.
  • Zbatimi i strategjive të reja për të maksimizuar të ardhurat nga shitjet.

Kualifikimet:

  • Minimumi 5 vjet përvojë në shitje, me rezultat të lartë në arritjen e objektivave të shitjes.
  • Diplomë Bachelor në Ekonomi ose në një fushë të ngjashme (përparësi).
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negocimi dhe prezantimi, si dhe aftësi të forta ndërpersonale.
  • Njohuri mbi menaxhimin e marrëdhënieve me klientët
  • Aftësi për t’u përshtatur me një ambient dinamik dhe për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
  • Patentë shoferi e vlefshme dhe gatishmëri për lëvizje në terren.

Profili:

Shoferi do të jetë përgjegjës për transportimin e sigurt dhe efikas të produkteve nga depoja në vendet e klientëve. Ky rol kërkon aftësi të shkëlqyera në drejtim, përkushtim ndaj sigurisë, dhe aftësi për të përmbushur afatet kohore.

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Transportimi i produkteve në kohë dhe me siguri në vendet e përcaktuara.
  • Kryerja e inspektimeve të rregullta të mjeteve për të garantuar funksionimin e sigurt.
  • Mbajtja e regjistrave të sakta për transportin, duke përfshirë detajet e ngarkesave dhe destinacionet.
  • Asistimi në ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave në lokacionet e klientëve.
  • Raportimi i çdo problemi teknik të mjeteve ose vonesave tek menaxhmenti.
  • Respektimi i rregullave të trafikut dhe standardeve të sigurisë gjatë drejtimit.
  • Përshtatja me ndryshimet e papritura të orarit ose destinacionit sipas nevojës.

Kompetencat:

  • Njohuri të thella të rrugëve lokale dhe rajonale.
  • Përqendrim dhe vëmendje ndaj detajeve për të garantuar sigurinë.
  • Aftësi për të menaxhuar kohën dhe për të përmbushur afatet.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.

Kualifikimet:

  • Patentë shoferi valide (kategoria B; preferohet C1).
  • Përvojë e mëparshme në transport logjistik.

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit "Apliko Ketu" 

Afati: ka skaduar · ka skaduar
Aplikimet janë mbyllur
Wonder Distribution SH.P.K.
Administratë · Prishtinë
7Ndjekës
0Shpallje aktive
Kategoria
Skadon (Ka skaduar!)
Orari
Lokacioni