Sales Agent (Gjuhë Gjermane)
Sales Agent (Gjermanisht) | Full-Time
VOOXIO po zgjeron ekipin e shitjeve në Prishtinë!
Flet gjermanisht dhe dëshiron një punë ku rezultatet e tua shpërblehen? Atëherë mund të jesh personi që po kërkojmë!
Për projektin tonë të shitjeve në tregun gjerman, në sektorin e energjisë (Strom & Gas), kërkojmë persona komunikativë, ambiciozë dhe të motivuar për t'iu bashkuar ekipit tonë.
Çfarë ofrojmë?
- Pagë fikse prej 1.000 € neto në muaj
- Bonuse prej 20–30 € për çdo shitje, pa limit
- Mundësi fitimi prej 2.000–4.000 € në muaj, duke filluar nga muaji i dytë, në varësi të performancës
- Orar të rregullt, nga e hëna deri të premten
- Pa turne nate dhe pa punë gjatë fundjavës
- Trajnim profesional dhe mbështetje nga ekipi
- Ambient modern dhe mundësi zhvillimi profesional
Çfarë kërkojmë?
- Njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane (B2/C1/C2)
- Aftësi të mira komunikimi dhe bindjeje
- Motivim për shitje dhe arritjen e objektivave
- Eksperienca në shitje telefonike është përparësi, por nuk është e domosdoshme
Lokacioni: Prishtinë, Kalabria
Orari: Full-Time
- E hënë – e enjte: 09:00 – 18:00
- E premte: 09:00 – 16:30