1

Praktikant

Ruaj
USAID
Ndiqe
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

MUNDËSI ANGAZHIMI PËR PUNË PRAKTIKE

Titulli i pozitës: Praktikantë

Numri i pozitave: 1 praktikantë në Prizren

Vendi i punës: Gjykata Themelore në Prizren

Kohëzgjatja e punës: 6 muaj me pagesë

Data e aplikimit: 25 Janar 2024, Ora 13:00

Detyrat e punës:

  • Ndihmon punën në zyrën e arkivës lidhur me regjistrimin digjital të lëndëve të vjetra, si dhe në menaxhimin e tyre në përgjithesi;
  • Ndihmon stafin përgjegjës të gjykatës në punën me arkivë dhe asgjësimin e lëndëve në përputhje me dispozitat ligjore dhe pas kontrollimit final nga stafi përgjegjës i gjykatës;
  • Raporton në baza javore/mujore tek stafi përgjegjës në lidhje me punët e kryera;
  • Kryen punë të tjera sipas nevojave të gjykatës.

Kualifikimet:

  • Diplomë e Fakultetit Juridik;
  • Njohuri të mjaftushme ligjore dhe njohuri të përgjithshme të procedurave gjyqësore;
  • Aftësi në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë për përpilimin e dokumenteve ligjore si dhe shkathtësi komunikimi;
  • Eksperiencë në punë praktike paraprake në gjykatë;
  • Aftësi në përpilimin e raporteve javore/mujore të punës.

Procedura e Aplikimit:

  • CV
  • Diploma e skenuar.

Dokumentet duhet dërguar në jobs@advocacy-center.org  duke vendosur subjektin “Aplikimi GJTH Prizren – Emri Mbiemri”.

Aplikimet duhet ti përmbahen kritereve teknike në mënyrë që të kualifikohen për vlerësim.

Praktikanët e përzgjedhur do të angazhohen në Gjykatën Themelore në Prizren për të ndihmuar gjykatën me arkivimin e lëndëve, sistematizimin, regjistrimin e tyre digjital dhe asgjësimin e tyre sipas dispozitave të përcaktuara me ligj.

Kjo është një mundësi shumë e mirë për juristët e rinjë të sapo diplomuar që të njoftohen nga afër në lidhje me strukturën e gjykatës dhe organizimin e brendshëm të saj, të cilat njohuri do të ju shërbejnë tutje në aftësimin e tyre profesional. 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet