1
PREMIUM PLUS

Teknolog Ushqimor / Inxhinier i Teknologjisë Ushqimore

Ruaj
Ujë Dea
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Adea Group – Ujë Dea shpall konkurs për pozitën: 

  • Teknolog Ushqimor / Inxhinier i Teknologjisë Ushqimore 

Përgjegjësitë: 

  • Mbikëqyrja dhe kontrolli i procesit teknologjik të prodhimit. 
  • Kontrolli i parametrave të cilësisë gjatë procesit të prodhimit. 
  • Monitorimi i standardeve të sigurisë dhe higjienës ushqimore. 
  • Zbatimi dhe mirëmbajtja e procedurave HACCP dhe ISO 22000. 
  • Bashkëpunimi me laboratorin për kontrollet dhe analizat e nevojshme.
  • Mbikëqyrja e dokumentacionit të prodhimit dhe cilësisë. 
  • Identifikimi dhe raportimi i parregullsive në procesin e prodhimit. 
  • Bashkëpunimi me departamentet e prodhimit, mirëmbajtjes dhe cilësisë. 

Kualifikimet: 

  • Diplomë universitare në Teknologji Ushqimore, Inxhinieri Ushqimore ose fushë të ngjashme.
  • Përvojë pune në industrinë ushqimore, të pijeve ose ujit është përparësi.
  • Njohuri në HACCP, ISO 22000 dhe kontrollin e cilësisë. 
  • Aftësi të mira organizative dhe komunikuese. 
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për të punuar në ekip. 

Çfarë ofrojmë: 

  • Punësim të rregullt dhe afatgjatë. 
  • Pagë konkurruese, në varësi të përvojës dhe kualifikimit. 
  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi profesional. 
  • Ambient profesional pune. 

Lokacioni: Gjilan 

Kompania: Adea Group - Ujë Dea

Telefon: 048 176 839 

Email: hr@deawater.com 

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në email ose të kontaktojnë në numrin e telefonit apo permes butonit te meposhtem.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet