Trajner/e Fitnesi - Praktikant/e
Po kërkojmë praktikantë/e për Trajner/e Fitnesi në Transformohu!
A e ki pasion fitnesin dhe ki qef me mësu ma shumë për këtë profesion?
Nëse don me fitu përvojë praktike, me mësu prej trajnerëve profesionistë dhe me qenë pjesë e një ekipi energjik e motivues, kjo është mundësia jote!
Çka ki me bo si intern në Transformohu?
Ki me i ndihmu trajnerët tanë gjatë stërvitjeve me klientë.
Ki me mësu me përdor pajisjet e fitnesit dhe qysh me i udhëzu klientët me ushtru drejt e sigurt.
Ki me ndihmu gjatë matjeve trupore dhe përcjelljes së progresit të klientëve.
Ki me marrë pjesë në krijimin e videove për TikTok, Instagram Reels dhe rrjetet tona sociale.
Ki me punu afër trajnerëve profesionistë, me pa prej afër qysh punojnë me klientë dhe me mësu prej përvojës së tyne.
Ki me qenë pjesë e eventeve, aktiviteteve dhe projekteve speciale që i organizojmë në Transformohu.
Te na s'ki me qenë veç praktikant/e – ki me mësu, me fitu përvojë reale dhe me u zhvillu bashkë me ekipin tonë!
Lokacioni: Dragodan, Prishtinë
Kontakt: +383 048 198 886 Whatsapp
