Ky trajnim online ju mundëson të zhvilloni njohuri të avancuara në Archicad 30 dhe modelimin BIM. Përfundimi i trajnimit ju pajis me certifikatë ndërkombëtare nga archiEDU.
Çfarë përfshin trajnimi
Trajnimi është i nivelit të avancuar (Advance Level) dhe fokusohet në përdorimin e Archicad 30 për projektim dhe modelim BIM, duke ndërtuar mbi njohuritë bazë të programit.
Çfarë do të mësoni
Në këtë trajnim do të mësoni për mënyrën e punës në Teamwork nëpërmjet BIMcloud, përdorimi i Moduleve dhe Hotlinks për menaxhimin e projekteve të mëdha dhe me konfiguracion të komplikuar të terrenit.
Gjithashtu do të mësoni procesin e zhvillimit të projektit nga faza e projektit Ideor në projektin Zbatues si dhe pregaditja e projektit për koordinim me inxhinerët tjerë si Statika, Instalimet Makinerike, etj.
Poashtu në secilën fazë të projektit mësohet se si mund të bëhet BIM Quality Control dhe Quality Assurement brenda Archicad-it dhe kalkulimi i paramasës së materialeve ndërtimore dhe lidhja e saj me Excel. Në fund mësohet se si bëhet kontrolla e koordinimit të Arkitekturës me fazat tjera inxhinierike.
Formati dhe çmimi
ArchiEdu e mori kërkesën dhe të kontakton brenda 2 ditëve pune.
Si ishte trajnimi? Vetëm KosovaJob e sheh kush vlerësoi.
Vlerësimi yt na ndihmon të mbajmë në platformë trajnuesit që ia vlejnë. Emri yt nuk shfaqet kurrë publikisht; komenti mund të shfaqet në këtë faqe si “Pjesëmarrës”.