KosovaJob
Shield Recruitment&HR

Tatimet në Kosovë: Legjislacioni, Normat Tatimore dhe Zbatimi Praktik

Qëllimi i këtij trajnimi është të ofrojë njohuri të plota teorike dhe praktike mbi sistemin tatimor në Kosovë, legjislacionin në fuqi, normat tatimore dhe zbatimin e tyre në praktikë. Trajnimi synon të ndihmojë pjesëmar…

Kohëzgjatja
1 ditë
09:00 – 15:00
Formati
Në klasë
Sallat e konferencave në Swiss Diamond Hotel, Prishtinë

Çfarë përfshin trajnimi

Qëllimi i këtij trajnimi është të ofrojë njohuri të plota teorike dhe praktike mbi sistemin tatimor në Kosovë, legjislacionin në fuqi, normat tatimore dhe zbatimin e tyre në praktikë. Trajnimi synon të ndihmojë pjesëmarrësit të kuptojnë format e organizimit të bizneseve, detyrimet tatimore, procedurat e deklarimit dhe pagesës së tatimeve, si dhe trajtimin e çështjeve më të rëndësishme që lidhen me TVSH-në, Tatimin në të Ardhurat Personale (TAP) dhe Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (TAK).

Përmes rasteve studimore dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit do të fitojnë aftësi konkrete për përpilimin e deklaratave tatimore, aplikimin e dispozitave ligjore tatimore dhe trajtimin korrekt të transaksioneve biznesore në përputhje me legjislacionin tatimor të Kosovës.

Trajner:
Prof. Ass. Dr. Alban Elshani
Certifikata:
Për pjesëmarrje të suksesshme, nga Shield Recruitment & HR

Kompetencat që fitojnë të trajnuarit

Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që:

  1. 1. Të kuptojnë format e organizimit të bizneseve në Kosovë dhe obligimet tatimore për secilën formë organizative.
  2. 2. Të aplikojnë procedurat e deklarimit dhe pagesës së tatimeve sipas afateve ligjore.
  3. 3. Të identifikojnë kriteret për regjistrim në TVSH dhe të kuptojnë lindjen e detyrimit për TVSH.
  4. 4. Të përgatisin dhe interpretojnë deklaratat tatimore për persona fizikë, biznese individuale dhe korporata.
  5. 5. Të zbatojnë rregullat për tatimin e mbajtur në burim, tatimin në paga dhe tatimin në qira.
  6. 6. Të dallojnë shpenzimet e lejueshme dhe të palejueshme sipas legjislacionit tatimor.
  7. 7. Të kuptojnë dhe aplikojnë rregullat për zhvlerësimin e aseteve dhe parapagimet tatimore.
  8. 8. Të analizojnë raste praktike dhe të zgjidhin probleme që lidhen me administrimin dhe raportimin tatimor.

Metodologjia didaktike e trajnimit

  • Ligjërata teorike: Ligjëratat teorike do të përdoren për të prezantuar konceptet kryesore të sistemit tatimor në Kosovë, legjislacionin përkatës dhe interpretimin e dispozitave tatimore që lidhen me TVSH-në, TAP-in dhe TAK-un.
  • Të mësuarit e mbështetur në zgjidhjen e problemeve: Pjesëmarrësit do të angazhohen në zgjidhjen e rasteve konkrete që hasen në praktikën e përditshme të bizneseve dhe profesionistëve financiarë, me fokus në deklarimin dhe trajtimin e detyrimeve tatimore.
  • Bashkë-krijimi: Përmes diskutimeve dhe punës në grupe, pjesëmarrësit do të analizojnë skenarë të ndryshëm tatimorë dhe do të zhvillojnë zgjidhje praktike për çështje që lidhen me administrimin e tatimeve.
  • Luajtja e roleve: Do të përdoren simulime të situatave reale të raportimit dhe deklarimit tatimor, me qëllim të zhvillimit të aftësive praktike dhe vendimmarrjes profesionale.
  • Të mësuarit e mbështetur në hulumtim: Pjesëmarrësit do të inkurajohen të analizojnë dispozita ligjore, udhëzime administrative dhe raste praktike për të forcuar aftësitë e tyre në interpretimin dhe zbatimin e legjislacionit tatimor.

Sigurimi i cilësisë

Vlerësimi është një nga komponentët kryesorë të trajnimit. Dy aspekte do të vlerësohen gjatë realizimit të tij: niveli i njohurive të fituara dhe perceptimi i pjesëmarrësve për cilësinë dhe dobinë e trajnimit.

  • Vlerësimi i njohurive: Në fillim të trajnimit do të bëhet një vlerësim i njohurive ekzistuese të pjesëmarrësve mbi sistemin tatimor në Kosovë. Në fund të trajnimit do të realizohet një test përmbyllës për të matur progresin dhe njohuritë e fituara gjatë trajnimit.
  • Vlerësimi i cilësisë dhe dobisë së trajnimit: Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të vlerësojnë përmbajtjen e programit, performancën e ligjëruesit, organizimin e trajnimit dhe dobishmërinë praktike të njohurive të marra për punën e tyre të përditshme.

Materialet

  • Literatura dhe materialet e përgatitura për pjesëmarrësit.
  • Prezantimet në PowerPoint.
  • Raste studimore dhe ushtrime praktike.
  • Modele të deklaratave tatimore dhe dokumentacion mbështetës.
  • Flip charts dhe materiale për punë në grupe.

Rreth organizatorit

Trajnimi organizohet nga kompania Shield Recruitment & HR, me përvojë të gjerë në fushën e rekrutimit dhe trajnimeve. Shield Recruitment & HR është e specializuar në përputhjen e kandidatëve të nivelit të lartë me pozicione në industri të ndryshme!

Aftësitë që fiton
AccountingFinancial analysisCorporate financeBudgetingTaxation

Vlerësimet

Mbledhur dhe verifikuar nga KosovaJob

Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.

E ke ndjekur këtë trajnim? Vlerësimi yt na ndihmon të mbajmë vetëm trajnuesit që ia vlejnë.

Për trajnuesin

Shield Recruitment&HR
që nga 2026

Gjetja e talentit të duhur është vetëm hapi i parë. Mbajtja e tyre të angazhuar, të motivuar dhe produktivë është çelësi i suksesit afatgjatë. Duke u bazuar në përvojën tonë të gjerë në tregun e punës në Kosovë dhe në organizimin e trajnimeve të shumta të suksesshme, Shield Recruitment & HR ofron programe trajnimi të personalizuara që adresojnë nevojat spec…

Profili i trajnuesit →