KosovaJob
Soft Skills Academy

Inteligjencë Emocionale

Program praktik për profesionistët që duan t'i kuptojnë më mirë emocionet, t'i menaxhojnë reagimet nën presion dhe të ndërtojnë marrëdhënie më të shëndetshme në punë. Përshkrimi i trajnimit Emocionet nuk mbeten jashtë v…

Kohëzgjatja
8-9 orë zhvillim, të organizuara në disa sesione
11:00 - 14:00 për sesionin e parë
Formati
Në klasë
Soft Skills Academy, Prishtinë
Vende të lira
12

Çfarë përfshin trajnimi

Program praktik për profesionistët që duan t'i kuptojnë më mirë emocionet, t'i menaxhojnë reagimet nën presion dhe të ndërtojnë marrëdhënie më të shëndetshme në punë.

Përshkrimi i trajnimit

Emocionet nuk mbeten jashtë vendit të punës. Ato ndikojnë në mënyrën si mendojmë, komunikojmë, bashkëpunojmë dhe marrim vendime. Ndryshimin e bën aftësia për t'i dalluar dhe menaxhuar me vetëdije.

Trajnimi i ndihmon pjesëmarrësit t'i njohin emocionet, shkaktarët dhe modelet e tyre të reagimit, të krijojnë hapësirë ndërmjet emocionit dhe veprimit dhe ta përdorin vetëdijen emocionale si aftësi profesionale.

Shkathtësitë dhe rezultatet e pritshme

  • T'i dallojnë emocionet, shkaktarët dhe modelet që ndikojnë në sjellje dhe performancë.
  • T'i menaxhojnë reagimet nën presion dhe të përgjigjen me më shumë qartësi.
  • T'i kuptojnë më mirë emocionet, nevojat dhe perspektivat e të tjerëve.
  • Të komunikojnë me qartësi edhe në situata të vështira, pa dëmtuar marrëdhëniet.
  • Ta përdorin inteligjencën emocionale për vendime, bashkëpunim dhe performancë më të mirë.

Kujt i dedikohet

Profesionistëve, udhëheqësve të ekipeve, menaxherëve dhe kujtdo që dëshiron të menaxhojë më mirë reagimet, presionin dhe marrëdhëniet në punë. Nuk kërkohen njohuri paraprake.

Metodologjia

Programi zhvillohet përmes ushtrimeve praktike, reflektimit individual, diskutimeve, analizës së situatave dhe simulimeve nga puna e përditshme. Pjesëmarrësit provojnë teknika konkrete për vetëdije, vetërregullim dhe komunikim emocionalisht inteligjent.

Trajneri

Arben Salihu është instruktor i aftësive të buta, ekspert zhvillimi dhe coach, me përvojë në trajnimin e profesionistëve dhe ekipeve që nga viti 2011. Është themelues i Soft Skills Academy dhe instruktor në RIT Kosovo. Gjatë punës së tij ka trajnuar mbi 5 000 pjesëmarrës.

Informata kryesore

Formati:
Fizik, me pjesëmarrje në klasë
Gjuha:
Shqip
Certifikata:
Certifikatë pjesëmarrjeje nga Soft Skills Academy
Akreditimi:
Program jo i akredituar. Nuk ekziston standard deri më sot për këtë program
Afati për aplikim:
15 tetor 2026, ose deri në plotësimin e vendeve
Aftësitë që fiton
Team leadershipEmployee relationsProcess improvement

Vlerësimet

Mbledhur dhe verifikuar nga KosovaJob

Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.

E ke ndjekur këtë trajnim? Vlerësimi yt na ndihmon të mbajmë vetëm trajnuesit që ia vlejnë.

Për trajnuesin

Soft Skills Academy
Prishtinë · që nga 2026

Soft Skills Academy ofron trajnime në: Komunikim me ndikim, Inteligjencë Emocionale, Bashkëpunim Njerëzor, Adaptueshmëri Inteligjente, Vendimmarrje dhe Gjykim Profesional.

Profili i trajnuesit →