Program praktik për profesionistët që duan t’i ndërtojnë mesazhet me më shumë qartësi, besueshmëri dhe ndikim. Pjesëmarrësit punojnë me situata reale komunikimi dhe e kthejnë njohurinë në mënyra konkrete të të shprehurit dhe të vepruarit.
Sot, nuk po mjafton të kesh diçka me vlerë për të thënë. Në një mjedis të mbingarkuar me informacione, ndikimi krijohet kur mesazhi ka një qëllim të qartë, është i përshtatur me audiencën dhe përcillet në mënyrë që të kuptohet, të mbahet mend dhe të nxisë veprim.
Trajnimi i ndihmon pjesëmarrësit të kuptojnë si pranohet mesazhi nga të tjerët, ta strukturojnë komunikimin me më pak zhurmë dhe ta përforcojnë përmes zërit, pranisë dhe gjuhës së trupit.
Profesionistëve, udhëheqësve të ekipeve, menaxherëve, sipërmarrësve dhe kujtdo që komunikon ide, udhëzime, propozime ose feedback dhe dëshiron të ketë më shumë qartësi dhe ndikim në ndërveprimet profesionale. Nuk kërkohen njohuri paraprake.
Programi zhvillohet përmes ushtrimeve praktike, reflektimit individual, diskutimeve, simulimeve dhe situatave nga puna e përditshme. Pjesëmarrësit nuk marrin vetëm njohuri; ata provojnë mënyra të reja komunikimi dhe marrin mjete që mund t’i zbatojnë menjëherë.
Arben Salihu është instruktor i aftësive të buta, ekspert zhvillimi dhe coach, me përvojë në trajnimin e profesionistëve dhe ekipeve që nga viti 2011. Është themelues i Soft Skills Academy dhe instruktor në RIT Kosovo. Gjatë punës së tij ka trajnuar mbi 5 000 pjesëmarrës.
Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.
Soft Skills Academy ofron trajnime në: Komunikim me ndikim, Inteligjencë Emocionale, Bashkëpunim Njerëzor, Adaptueshmëri Inteligjente, Vendimmarrje dhe Gjykim Profesional.
Soft Skills Academy e mori kërkesën dhe të kontakton brenda 2 ditëve pune.
Si ishte trajnimi? Vetëm KosovaJob e sheh kush vlerësoi.
Vlerësimi shkon vetëm te KosovaJob dhe na ndihmon të mbajmë në platformë trajnuesit që ia vlejnë.